
Një betejë globale që nuk zhvillohet më në terren, por në serverë, algoritme dhe modele të hapura
Publikimi i modelit të ri të inteligjencës artificiale DeepSeek R1 nga Kina ka tronditur themelet e industrisë globale të teknologjisë. I ofruar falas dhe pa të drejta autori, ky model “open-source” ka shkaktuar një tërmet financiar në bursat amerikane, ka sfiduar dominimin teknologjik të SHBA-së dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e modelit tradicional të “sekreteve të ruajtura” të Silicon Valley-t.
R1 është konsideruar si “përgjigjja kineze” ndaj GPT-4 të OpenAI, dhe publikimi i tij lidhet drejtpërdrejt me humbjen e rreth 1 trilion dollarëve në tregjet teknologjike amerikane, një shenjë e qartë e panikut të investitorëve për shkak të transformimit të AI-së në një mall të lirë dhe të disponueshëm për të gjithë.
Kosto e ulët, efikasitet maksimal
Sipas raporteve, R1 u ndërtua me më pak se 6 milionë dollarë, duke përdorur çipet H800 të Nvidia-s, një kosto shumë më e ulët se qindra milionat që dyshohet se ka kushtuar GPT-4. Kjo e bën modelin kinez të jashtëzakonshëm për sa i përket efikasitetit ekonomik dhe ndikimit strategjik.
Ndërkohë, kompani të tjera si Alibaba me serinë “Qwen3” dhe Mistral AI në Francë po ndjekin të njëjtën rrugë, duke e kthyer open-source në një paradigmë të re globale. SHBA, nëse nuk përshtatet, rrezikon të
A është modeli kinez fundi i monopolit amerikan?
Ndërkohë që OpenAI ruan fshehtësinë dhe përpiqet të justifikojë projektin “Stargate” me vlerë 500 miliardë dollarë, inovacioni real duket se po ndodh jashtë kufijve amerikanë. Progresi i ngadaltë i projekteve si Google Gemini, Meta Llama apo Claude i Anthropic ka shtuar frustrimin.
Ironikisht, SHBA-ja për vite me radhë ka frenuar zhvillimin e AI-së në Kinë përmes sanksioneve dhe ndalimit të çipave. Por kjo mund të ketë rezultuar kundërproduktive: kufizimet kanë detyruar Kinën të krijojë alternativat e veta, më të lira dhe më efikase.
Përmes strategjisë së hapjes, Kina po ndjek një logjikë të ngjashme me suksesin e Android-it dhe Google Play-it: zhvillim përmes komunitetit dhe aksesit global. Meta e saj është e qartë, të dominojë tregun me shpejtësi dhe përmasa, derisa të mbetet vetëm një model dominues që më pas mund të kapitalizohet përmes reklamave dhe shërbimeve premium.
Ekspertët perëndimorë po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se lufta për dominimin e AI-së nuk do të fitohet me izolim, por me përhapje, adoptim dhe inovacion të hapur.
Kufizimet e Kinës
Megjithatë, edhe Kina ka problemet e veta. Censura e ashpër e internetit ngre pikëpyetje të mëdha për besueshmërinë dhe adaptueshmërinë e modeleve kineze në tregun global. Shembulli i aplikacionit RedNote (Xiaohongshu) e tregon qartë përplasjen mes përdoruesve amerikanë dhe sistemit kinez të moderimit, sidomos mbi tema si Tajvani dhe Xinjiang.
Një revolucion i heshtur në zhvillim
Pavarësisht sfidave, Kina ka rifituar terren pa çipa amerikanë dhe pa OpenAI, vetëm përmes strategjisë “AI për të gjithë”. Edhe në SHBA, figura si Elon Musk me Grok-1 po lëvizin drejt modeleve më të hapura. Edhe vetë OpenAI po e shqyrton këtë drejtim.
Dhe ja paradoksi i madh: epërsia e re amerikane në AI mund të vijë pikërisht si pasojë e padashur e “AI-së socialiste” kineze. /Përshtati “Pamfleti” nga “Al Jazeera”
Lini një Përgjigje