TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Gusht 2025, 10:51

Krim makabër në Itali, 35-vjeçari vritet me sopatë nga nëna dhe partnerja e tij; motivi nuk shtronte tryezën e bukës

Shkruar nga Pamfleti
Krim makabër në Itali, 35-vjeçari vritet me sopatë nga
Viktima dhe dy autoret

Një ngjarje makabre ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines në Italinë verilindore, ku një burrë dyshohet se është vrarë dhe më pas copëtuar nga nëna dhe e dashura e tij.

Viktima është Alessandro Venier, 35 vjeç, i cili punonte në një pozicion të ulët në një spital lokal. Mbetjet e trupit të tij u gjetën të enjten nga policia, të futura në një kosh plehrash brenda shtëpisë së tij dhe të mbuluara me gëlqere të pashuar, një përpjekje për të fshehur erën e keqe.

Dy të dyshuarat janë nëna e tij, Lorena Venier, 61 vjeçe infermiere me profesion, si dhe e dashura e tij 30-vjeçare me origjinë nga Kolumbia. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se e kanë droguar dhe më pas e kanë prerë në copa me një sëpatë.

Viktima, Alessandro u gjet i pajet në shtëpitë e tij, ndërsa po ashtu policia gjeti trupin e tij brenda një koshi plehrash, të mbuluara me gëlqere, një metodë që dyshohet se ka mbetur për të fshehur trupin e saj.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ato e kanë droguarin dhe më pas kanë copëtuar me sopatë.

Sipas 'Corriere della Sera' paraprakisht tragjedia dyshohet se u shkaktua nga një grindje pasi 35-vjeçari refuzonte të shtronte tryezën. Gjithashtu, shkak dyshohen problemet e mëparshme familjare.

Zbulimi i tmerrshëm erdhi pasi policia mori një telefonatë nga njëra prej grave, e cila çoi në ndërhyrjen e menjëhershme në banesë dhe arrestimin e të dyjave. Ato ndodhen aktualisht në komisariat, ku po merren në pyetje nga autoritetet.

Ngjarja ka tronditur banorët e qytetit. “Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë këtu. Është një gjë e tmerrshme, jemi zemërthyer,” tha Roberto Revelant, kryetari i bashkisë. Ai shtoi se Alessandro kishte ëndërruar të transferohej një ditë në Kolumbi.

Viktima ishte rritur nga nëna e tij pasi babai, një emigrant egjiptian, kishte braktisur familjen menjëherë pas lindjes së tij.

Foshnja është marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

“I gjithë komuniteti po mblidhet rreth saj. Po bëjmë gjithçka për të siguruar që ajo të jetë e mbrojtur dhe e sigurt”, tha kryebashkiaku.

Ndërkohë, autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ngrihen zyrtarisht akuzat ndaj dy grave të dyshuara.

krim makabër në itali

Lini një Përgjigje