TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Korrik 2025, 16:26

Sulm i armatosur në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima; shënjestër zyrat e Ligës së Futbollit Amerikan

Shkruar nga Pamfleti

 

Sulm i armatosur në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima;
Makina e të dyshuarit

 

Një sulm i armatosur në një ndërtesë zyrash në qendër të Nju Jorkut ka shkaktuar katër viktima, duke përfshirë edhe një polic, pasi autori kishte në shënjestër selinë e Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL), por mori ashensorin e gabuar.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Eric Adams, konfirmoi se hetimet tregojnë se autori kishte planifikuar një sulm specifik ndaj zyrave të NFL-së, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë.

Ne kemi arsye të besojmë se objektivi i tij ishte agjencia e NFL-së e vendosur aty”, tha Adams për MSNBC.

Mes viktimave është edhe oficeri i policisë Didarul Islam, 36 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa bashkëshortja e tij është shtatzënë. Një tjetër viktimë e rëndë ishte Wesley LePatner, drejtore menaxhuese në kompaninë investuese Blackstone. Kompania lëshoi një deklaratë ku e përshkroi atë si “të zgjuar, të përkushtuar dhe të respektuar në të gjithë industrinë”.

Sulm i armatosur në zemër të Nju Jorkut, 4 viktima;

Autoritetet konfirmuan se sulmuesi, 27-vjeçari Tamura, kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor dhe kishte luajtur futboll amerikan në shkollë, por jo në NFL. Sipas rrjeteve amerikane, pranë trupit të tij u gjet një letër ku shprehej zemërim për faktin se sëmundja e tij mendore lidhej me sportin që kishte luajtur dikur.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Tamurën teksa zbret nga një BMW e zezë me një pushkë në dorë, pak para orës 18:30, dhe qëllon menjëherë oficerin Islam. Më pas ai qëlloi një grua që ishte fshehur pas një shtylle, duke vazhduar të qëllonte pa dallim teksa lëvizte drejt ashensorëve, ku qëlloi dhe një roje sigurie.

Kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin, por edhe botën e sportit amerikan. Komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, u shpreh se një nga punonjësit e ligës ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital pas plagëve të rënda.

Lini një Përgjigje