TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2026, 10:38

Tërmet 7.4 ballë në Japoni, jepet alarm për cunami në disa qytete

Shkruar nga Pamfleti
Tërmet 7.4 ballë në Japoni, jepet alarm për cunami në
Tërmet 7.5 ballë në Japoni

Japonia është goditur nga një tërmet në 7.4 ballë ditën e sotme, me autorietet që kanë dhënë paralajmërime edhe për cunami.

Tërmeti me magnitudë paraprake prej 7.4 ballë ndodhi pranë brigjeve të Sanriku në Japoninë veriore rreth orës 4:53 pasdite (09:53 orën shqiptare), në një thellësi prej rreth 10 km nën sipërfaqen e detit.

Televizioni publik NHK i Japonisë tha se një cunami deri në 3 metra mund të godasë zonën së shpejti.

Reuters raportoi se kryeministri Sanae Takaichi tha se qeveria kishte ngritur një grup pune emergjence dhe u bëri thirrje qytetarëve në zonat e prekura të evakuoheshin në vende të sigurta.

Transmetuesi NHK tregoi anije që lundronin nga porti Hachinohe në Hokkaido në pritje të valëve, ndërsa një alarm 'Cunami! Evakuohuni!' u shfaq në ekran.

Shërbimet e trenave të shpejtë në Aomori në majën veriore të ishullit kryesor Honshu të Japonisë u ndalën për shkak të dridhjeve, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

tërmet 7.5 ballë në japoni

Lini një Përgjigje