TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Mars 2025, 12:46

SPAK! Kry-gardisti Ermal Onuzi ka firmosur ta dhurojë për kulla, Qendrën Stërvitore te Liqeni Artificial

Shkruar nga Pamfleti

SPAK! Kry-gardisti Ermal Onuzi ka firmosur ta dhurojë për kulla,

Në propozim- kërkesën drejtuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe për dijeni kryministrit Edi Rama, krye-gardisti Ermal Onuzi, thotë se: ‘Qendra Stërvitore në mes të pyllit te Liqeni i Tiranës, nuk është në vend të përshtatshëm për stërvitje funksionale dhe duhet transferuar në një mjedis tjetër më të bollshëm e specifik’...

Faktet e tjera që ka zbuluar “Pamfleti”, vërtetojnë se “Daja” i grupeve kriminale, Ermal Onuzi, qenka përzgjedhur dhe emëruar Drejtor i Gardës së Republikës, për të realizuar krime ekonomike në favor të Bablokut e oligarkëvë të tij ndërtues kullash.
Në informacionin që disponojmë, thuhet se para 4 muajsh, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka krijuar një grup pune me juristë e specialistë, për t’i hequr Gardës, sipërfaqen e tokës ku është Qendra Stërvitore në mes të zonës së mbrojtur të pyllit te Liqeni Artificial i Tiranës.

SPAK! Kry-gardisti Ermal Onuzi ka firmosur ta dhurojë për kulla,
Pas 4 muajve gjoja “studim”, ky grup pune ka bërë gati dokumentet, për të hequr nga inventari e përdorimi, 20 mijë m2 tokë ku është Qendra Stërvitore e Gardës, si sipërfaqe që Agjencia e Zhvillimit të Territorit e drejtuar nga Edi Rama, e ka piketuar si zonë zhvillim me ndërtime.
Kërkesa për transferimin dhe përdorimin e sipërfaqes së Qendrës Stërvitore të Gardës për kulla, është firmosur nga Drejtori i Gardës, Ermal Onuzi në muajin tetor 2025, vetëm 1 muaj pasi Babloku e emëroi në këtë detyrë duke ndryshuar ligjin enkas për të.
Raporti i përgatitur nga ekipi i ministrisë së Brendshme, për të grabitur këtë sipërfaqe toke të lakmueshme te zona e Liqenit pranë Pallatit të Brigadave, ka përdorur si pikënisje, propozim-kërkesën e bërë nga Drejtori i Gardës, Ermal Onuzi, për të larguar andej Qendrën Stërvitore.
Në kërkesën drejtuar ministrit Ervin Hoxha dhe për dijeni Edi Ramës, krye-gardisti Ermal Onuzi, thotë se: ‘Qendra Stërvitore te Liqeni i Tiranës, nuk është në vend të përshtatshëm për stërvitje funksionale, dhe duhet transferuar në mjedis tjetër të bollshëm e specifik’.
Nuk ka dyshim, që kërkesa e krye-gardistit Ermal Onuzi, vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, është skenar i Bablokut, që të grabisë për kulla sipërfaqen e Qendrës Stërvitore, duke e servisur si gjoja nevojë emergjente për t’i siguruar një mjedis tjetër të ‘përshtatshëm’.
Tashmë është gati, dosja për të larguar Qendrën Stërvitore të Gardës nga zona e Liqenit dhe për ta degdisur në një zonë tjetër të Tiranës që thuhet se e kanë paracaktuar; ndërsa mbi sipërfaqen ekzistuese të ndërtohen kulla nga oligarkë, familjarë e trafikantë, miq të Bablokut.
Tashmë, duhet vetëm vendimi i qeverisë, për t’i hequr Gardës sipërfaqen 20 mijë m2 të Qendrës Stërvitore; dhe t’ia kalojë Bashkisë së Tiranës, ku Këshilli Bashkiak dhe kryetarja në detyrë, do urdhërohen nga Babloku, ta miratojnë që të jepet për ndërtim kullash.
Njësoj, siç Babloku veproi 3 vite më parë me territortin 21 mijë m2 ku ishte Garda; të cilën, qeveria e dhuroi për kulla, ndërsa 5000 m2 tokë e 2850 m2 objekte të saj, iu dhurua OJF-së së Artan Lames, për të ndërtuar kompleksin “Qendra e Trashëgimisë, Relaksit e Edukimit” me hotel, bar-kafe, restorante, lojëra argëtuese, kioska tregu me qira, kabina e parkim”.
Duhet thënë e vërteta, që ish-Drejtori i Gardës, Gramos Sako, nuk pranoi të firmoste skenarin e Bablokut për të grabitur sipërfaqen e Qendrës Stërvitore, dhe ngaqë ishte skeduar nga SPAK për tendrët e vëllait, refuzim që u bë shkak për ta shkarkuar.
Por e firmosi drejtori pasardhës Emal Onuzi, 1 muaj pas emërimit, duke krijuar indicien, se një nga kushtet që Babloku e emëroi, është dakordësia për të firmosur grabitjen e Qendrës Stërvitore të Gardës, pse jo, për të larguar përsëri Gardën, nga vendi ku e çuan pranë Pallatit të Brigadave.
Këtë indicie dhe informacion që po publikojmë, le ta hetojë SPAK, pa harruar faktin, që krye-gardisti Ermal Sali Onuzi, është i skeduar me prova, si bashkëpunëtor i grupeve të krimit të organizuar, kur ishte në Shërbimin Informativ të Ushtrisë; në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes; në SHISH dhe drejtues te kompania private e sigurimit “S2 Secure Albania”, me aktivitet në Portin e Durrësit dhe në Rinas./Pamfleti

ermal onuzi qendra stervitore

Lini një Përgjigje