TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Mars 2025, 10:22

Shkodër/ Kandidati i PD, Kliti Hoti; ortaku në hije i Ilir Beqjes, hajdutit 2 metrosh të Bablokut

Shkruar nga Pamfleti
Shkodër/ Kandidati i PD, Kliti Hoti; ortaku në hije i Ilir Beqjes,
Kliti Hoti /

Provat tregojnë, se kandidati i listës së mbyllur të PD, Kliti Hoti, që krekoset me “lëkurë demokrati”, përdor çdo “lëkurë” partiake, që i çon “ujë te mulliri” i biznesit të ilaçeve...

Po e nisim me 3 fakte:

1. Një nga donatorët që ka mbështetur financiarisht fondacionin “Fëmijët shqiptarë” të Liri Berishës, është kompania “Novartis Pharma Service Inc”, por e hoqi emrin nga faqja e fondacionit, pasi SPAK filloi hetimet për pastrim parash nga familja “Berisha”.

2. Emri i kompanisë “Novartis Pharma Service Inc”, doli te afera e ish-ministrit Ilir Beqja, si e favorizuar në monopolin e importit të ilaçeve të pa regjistruara, duke ndryshuar specifikimet, për të nxjerrë jashtë loje 5 kompani serioze ndërkombëtare.

3. Sipas raporteve policore, emri i firmës “Novartis Pharma”, ka dalë më 10 dhjetor 2021, kur në Portin e Durrësit u kapën 2 ton ilaçe kontrabandë, dhe më 17 dhjetor 2024, kur në Rinas u kapën 1 milionë tableta ilaçesh, që përdoreshin dhe për përgatitje droge, por nuk e futën në hetim.

Pronar i kompanisë “Novartis Pharma Service Inc”, është Kliti Hoti, që Sali Berisha e ka futur kandidat për deputet të PD në listën mbyllur të Shkodrës; ndërsa para pazarit me Sali Berishën, ai ishte në pazar me klanin e Edi Ramës për kadidat i PS dhe me Tomë Doshin për PSD.

Urojmë, që Kliti Hoti të mos jetë personazhi i akuzës publike, drejtuar Sali Berishës nga demokrati Xhevdet Amulli, se në listën e mbyllur të PD-Shkodër, është futur një kandidat që ka paguar nga 700 mijë Euro, ndërkohë që “befasia” e listës është vetëm Kliti i ilaçeve.

Kompania “Novartis Pharma Service Inc”, ka pjesë dhe të rrjeti i farmacive si dhe te kompania “Delta Pharma”, e lidhur në aksione dhe pazare me Ilir Beqjen, dhe prej 1 viti nën hetim nga SPAK, për tenderë fiktivë dhe për pastrim parash e tjetërsime aksionesh, për të fshehur krimet ekonomike-financiare.

Provat dhe shkodranët, tregojnë, se  kandidati i listës së mbyllur të PD, Kliti Hoti, që krekoset me “lëkurë demokrati”, përdor çdo “lëkurë” partiake, që i çon “ujë në mullirin” e biznesit të ilaçeve.

Për të fshehur gjurmët, “merimanga” e rrjetit të krimit me ilaçet, kandidatiti i PD-Shkodër, Kliti Hoti, po përdor kunatin Dorian Tahir Sadiku, i cili është në dosjen e SPAK për “Delta Holding” e “Novartis Pharma Service Inc”.

Rezulton, se kunati Sadiku, është bashkëpunëtori kryesor i Ilir Beqjes, në ortakëri ilegale, falsikimin e tenderëve, mashtrimin me kontratat dhe pastrimin e parave, por dhe me ish-vartësin e Ilir Beqjes, të arrestuarin Ermal Kurtulaj, në projektet fantazma, që merrnin miliona Euro nga Ministria e Shendetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Aq e vërtetë është kjo sa nëse doni ta këtkoni Klitin, e gjeni te restoranti luksoz i Ilir Beqjes “Gzona”, që tashmë ka ndërruar pronar...

Nuk është rastësi, as fakti që Kliti i Liri e Sali Berishës, Ilir Beqjes e Tomë Doshit, kunatin Dorian Sadiku e ka vënë Kryetar të Unionit të  Biznesit Farmaceutik në Shqipëri, me qëllim që te jetë sa më pranë shefave të ministrisë së Shëndetësië, për lidhjet me të cilët do flasim në vijim.

Do flasim edhe për lidhjet e kandidatit të Saliut, me Tomë Doshin në bëmat me ilaçet që importohen e futen në listë rimbursimi, për lidhjet me Olta Xhaçkën si Konsull Nderi i Hungarisë, për ilaçet e skaduara, pa certifikim, me orgjinë prodhimi të falsifkaura, që sjell nga Maqedonia, Bullgaria, Turqia e India pa regjistrim të Agjencisë së Barnave dhe për pastrimin e parave nën maskën e disa shoqatave sportive./Pamfleti

kliti hoti kandidati i pd lista e mbyllur shkodra

Lini një Përgjigje