TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Mars 2025, 11:08

Nora dhe Blendi u ndanë, vila e Korrupsionit në Palasë, në emrin e Shakohoxhës, kujt i takon?

Shkruar nga Pamfleti
Nora dhe Blendi u ndanë, vila e Korrupsionit në Palasë, në
Nora Gega dhe Blendi Klosi

Nora Gega dhe Blendi Klosi, dy figura të politikës dhe biznesit në Shqipëri, kanë finalizuar tashmë divorcin e tyre pas një periudhe të gjatë ndarjeje de facto.

Kërkesa për divorc është depozituar nga Nora Klosi, një ditë para Shën Valentinit, në 13 shkurt 2025, ku gjyqtari Artan Çupi, ka miratuar një deklaratë noteriale të çiftit Klosi, ku burrë e grua jepnin pëlqimin për dhënien fund të martesës së tyre.

Megjithatë, kjo ndarje ka nxjerrë në pah një çështje tjetër të rëndësishme: pasuritë e çiftit.

Blendi Klosi, aktualisht deputet dhe ish-ministër i Turizmit dhe Mjedisit, është pronar i një vile luksoze në kompleksin "Green Coast" në Palasë. 

Vila e Klosit, e vlerësuar mbi 1 milion euro, është një ndër pasuritë më të diskutueshme të çiftit. Ajo është regjistruar në emrin e moderatorit të sportit, Dritan Shakohoxha, i lidhur ngushtë me Blendi Klosin. Ky fakt ka ngritur dyshime dhe aludime për mundësinë e përdorimit të emrave të tjerë për të fshehur pasuri të paligjshme. Pjesë e hetimeve është dhe mundësia që vila të ketë lidhje me praktika korrupsioni dhe pastrim parash.

Vila është veçuar për shkak të pamjes luksoze, me punime cilësore, shtesa pa leje dhe mobilim ektravagant, duke e bërë të dallohet nga vilat e tjera në kompleks.

Mësohet se gjatë fazës së ndërtimit, Blendi Klosi ka pasur një rol aktiv, duke i dhënë orientimin e nevojshëm për ndërtimin e vilës. Po ashtu, kjo pasuri është frekuentuar nga Klosi dhe familja e tij.

Megjithatë, pasuria e tij dhe e Shakohoxhës ka ngritur më shumë pyetje, pasi asnjë prej tyre nuk ka burime të ligjshme të ardhurash që justifikojnë blerjen dhe mbulimin e një pasurie kaq të madhe. Kjo ka shtuar dyshimet se vila mund të jetë e lidhur me aktivitete të dyshimta që kërkojnë hetime të mëtejshme nga autoritetet./Pamfleti

nora dhe blendi klosi vila e korrupsionit në palasë

Lini një Përgjigje