TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Mars 2025, 10:07

Bandës së Manastirliut po i vjen fundi: SPAK nis hetimet për mafian e laboratorëve ''GENIUS LAB''!

Shkruar nga Pamfleti

Çullhaj dhe Delijorgji, ortakët e errët të tenderave: SPAK i shpall luftë korrupsionit në shëndetësi...

Bandës së Manastirliut po i vjen fundi: SPAK nis hetimet për

Besnik Çullhaj, mjeku i laboratorit që u shndërrua në milioner falë tenderave të shëndetësisë dhe pandemisë së COVID-19, tashmë është futur nën radarin e SPAK-ut. Ky personazh i errët i biznesit të shëndetësisë është thirrur fshehtazi nga Prokuroria e Posaçme, së bashku me mafien e shëndetësisë: Klodjan Allajbeun, Vilma Nushin dhe Vasil Llajon e Intermedica-s.

Kjo bandë e sofistikuar, e drejtuar në hije nga ish-ministrja Ogerta Manastirliu, ka kontrolluar për vite me radhë buxhetin e shëndetësisë, duke vjedhur miliona euro përmes tenderave fiktivë, analizave false dhe koncesioneve të paracaktuara.

Çullhaj, përveç pasurisë marramendëse, është ortak edhe me mafiozin e njohur të Gërdecit, Mihal Delijorgji, gjë që konfirmohet nga hetimet intensive të SPAK.

Bandës së Manastirliut po i vjen fundi: SPAK nis hetimet për

Pazari skandaloz i CHECK UP-it prej 140 milionë eurosh, dhënë Vilma Nushit në vitin 2014 nga Ministria e Shëndetësisë, ishte një koncesion fasadë, ku Çullhaj dhe partneri i tij në krim Janis Karathano luajtën rolin e "garantuesve të konkurrencës fiktive". Në këmbim të kësaj loje të pisët, ata u shpërblyen me miliona euro përmes tenderave korruptivë dhe analizave fiktive.

Burime pranë SPAK konfirmojnë se hetimet kanë nxjerrë në pah transaksione të dyshimta financiare mes kompanive të Çullhajt, Nushit dhe Karathanos, ndërsa gjatë pandemisë, kompania "Genius Lab" e Çullhajt regjistroi fitime të paprecedenta prej mbi 1 miliard lekësh në vit, falë monopolit të testimeve të COVID-19 të akorduara nga Manastirliu.

Pas tetë vitesh korrupsion të papërmbajtur, banda e shëndetësisë, tashmë e zbuluar nga hetimet e SPAK, pritet të dalë përpara drejtësisë. Ka ardhur momenti që paratë e vjedhura të shqiptarëve të kthehen në buxhet, ndërsa Çullhaj dhe ortakët e tij të përballen me drejtësinë që kanë shmangur prej kaq shumë vitesh. /Pamfleti

genius lab ogerta manastirliu besnik Çullhaj

Lini një Përgjigje