TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Gusht 2025, 12:31

Skandal në Kadastrën e Vlorës: Genc Deromemaj i PD hipotekon toka të zaptuara dhe nën sekuestro nga drejtësia

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Kadastrën e Vlorës: Genc Deromemaj i PD hipotekon toka
Genc Deromenaj /

Si Drejtori i Kadastrës i emëruar nga Edi Rama ka shpërndarë certifikata pronësie për tokat e grabitura, duke shkelur ligjin dhe abuzuar me pozitat e tij...

Një skandal i madh ka shpërthyer në Kadastrën e Vlorës, ku Drejtori i ri, Genc Deromemaj, i emëruar nga Kryeministri Edi Rama më 24 qershor 2025, është përfshirë në një sërë abuzimesh dhe skemash të dyshimta që lidhen me pajisjen e tokave me certifikata pronësie përmes dokumenteve false.

Ky akt është bërë objekt i denoncimeve të shumta nga pronarë legjitimë të tokave, të cilët janë përballur me zaptimin e tokave të tyre nga individë të lidhur me botën e krimit dhe biznesmenë të ndryshëm.

Denoncimet e depozituara kanë bërë me dije se Drejtori Deromemaj ka filluar pajisjen e këtyre tokave me certifikata pronësie, madje edhe ato që janë nën masa sekuestroje nga prokuroria dhe që janë përfshirë në procese gjyqësore.

Sipas informacionit të një oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Vlorës, deri tani, Deromemaj ka miratuar 1120 aplikime për pajisje me certifikata, nga të cilat 310 prej tyre janë pajisur në shkelje të ligjit. 130 prej këtyre tokave janë nën sekuestro nga organet e drejtësisë dhe janë pjesë e hetimeve për shkelje të rënda të ligjit.

Pas emërimit të tij, shumë nga pronarët e tokave janë shprehur të zhgënjyer dhe të shqetësuar për mënyrën sesi Deromemaj ka filluar t’i japë këto certifikata për tokat që janë grabitur dhe të zaptuara me dokumente false. Kjo lëvizje ka ngritur dyshime për lidhjet e tij të forta me figura të larta të Partisë Socialiste dhe mundësinë e përdorimit të pozitat për interesa të paligjshme. Sipas burimeve, të gjitha këto veprime mund të kenë një qëllim të qartë: mbulimin e transaksioneve të dyshimta të tokave dhe pasurive të paluajtshme që kanë lidhje me shtetarë të lartë të pushtetit dhe njerëz të fuqishëm të lidhur me këtë qeveri.

Përveç abuzimeve me tokat e grabitura dhe pajisjen e tyre me certifikata, Genc Deromemaj është përfshirë edhe në një tjetër skandal që lidhet me aktivitetet e tij të mëparshme si pjesë e Partisë Demokratike. Deromemaj, i cili ka qenë kryetar i degës së PD-së në Vlorë, ka pasur lidhje të ngushta biznesi me qeveritarë të PS-së.

Në vitin 2016, ai mori një koncesion 35-vjeçar për ndërtimin e Portit të Jahteve në Shëngjin, ndërsa në fund të mandatit të PD-së, i dha një koncesion tjetër për një hidrocentral në Mat.

Në vitin 2023, ai krijoi një kompani të re ndërtimi, “DM Vlora Sh.p.k”, në bashkëpunim me Knidi Merkaj, Kryetarin e Forumit Rinor të PD-së në Vlorë.

Ky partneritet biznesi ngre më tej dyshime për lidhjet e tij të dyshimta me figura të fuqishme politike dhe për mundësinë e përdorimit të pozitat për të pastruar pasuri dhe ndihmuar në përfitime të paligjshme.

Së fundmi, Merkaj dhe rinia e forumit rinor të PD-së braktisën Sali Berishën dhe iu bashkuan Edi Ramës, duke treguar një tjetër lëvizje taktike për t’i shërbyer interesave të pushtetit në momentin më kritik të politikës shqiptare.

Manipulimi i procesit të pronësisë dhe abuzimet me mundësitë e shtetit

Skema e ndjekur nga Genc Deromemaj për të pastruar pasuri dhe për të dhënë certifikata pronësie në mënyrë të paligjshme është një tjetër shembull i abuzimit me mundësitë e shtetit dhe manipulimit të procesit të pronësisë në Shqipëri. Kjo lëvizje ka si qëllim shpërndarjen e pasurive të grabitura dhe mund të krijojë një sistem të kontrolluar që favorizon individë dhe grupe të fuqishëm, duke përjashtuar qytetarët e zakonshëm dhe duke minuar besimin në drejtësinë dhe transparencën e shtetit.

Denoncimet e depozituara ndaj Deromemaj dhe hetimet që mund të zhvillohen për këtë çështje janë një hap i rëndësishëm për të kuptuar se si shteti shqiptar ka qenë një mjet në duar të individëve të lidhur ngushtë me pushtetin, të cilët po përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga pozitat e tyre.

Ky skandal, që ka të bëjë me dhënien e lejeve dhe certifikatave për pronat e grabitura dhe manipulimin e sistemit të pronësisë, kërkon një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë dhe SPAK për të zbuluar se si ka ndodhur ky abuzim dhe për të siguruar që drejtësia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të individëve të fuqishëm që po përdorin shtetin për të realizuar përfitime të paligjshme./Pamfleti

genc deromenaj toka të zaptuara nën sekuestro kadastra e vlorës

Lini një Përgjigje