TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Gusht 2025, 09:54

Gropë e zezë në financat e TVSH: Eni Vasili kërkon 2 milionë Euro shtesë; abuzime, korrupsion dhe dështimi i menaxhimit

Shkruar nga Pamfleti
Gropë e zezë në financat e TVSH: Eni Vasili kërkon 2
Eni Vasili, Drejtoresha e TVSH /

Përse shteti duhet të hetojë keqadministrimin dhe kërkesat e drejtoreshës që kërkon rritjen e taksës së televizorit për një media pro-qeveritare...

Eni Vasili, drejtoresha e Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), e cila u emërua në këtë post me urdhër të familjes kryeministrore, e ka nisur detyrën me premisa të larta për administrimin efikas të buxhetit të RTSH-së. Ajo premtoi ristrukturim të stafit, përmirësimin e produktivitetit dhe rritjen e cilësisë së programeve. Megjithatë, vetëm katër muaj pas marrjes së detyrës, drejtoresha kërkoi shtesë financimi prej 2 milionë Euro për çdo vit, duke e çuar buxhetin e RTSH-së në 8 milionë Euro, përkatësisht mbi 6 milionë Euro që i akordon qeveria.

Përveç fondit shtesë, Vasili ka kërkuar gjithashtu financimin 100% të shpenzimeve të programeve që financohen nga Buxheti i Shtetit, duke shprehur shqetësimin se nuk janë mbledhur miliona lekë nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe sportive. Ajo po ashtu ka kërkuar rritjen e taksës së televizorit, që është një barrë shtesë për qytetarët.

Aktualisht, RTSH ka një fond vjetor prej 28 milionë Euro, ku 6 milionë Euro janë financuar nga shteti dhe 22 milionë Euro vijnë nga të ardhurat, ku 15 milionë Euro mblidhen nga taksa e televizorit që paguajnë qytetarët, bizneset dhe institucionet. Me këto miliona Euro, RTSH paguan 1140 punonjës dhe mbulon shpenzimet administrative. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), 60% e këtyre shpenzimeve janë përfshirë në abuzime dhe korrupsion, duke vjedhur miliona Euro.

Në vend që të kërkojë miliona Euro shtesë, drejtoresha Vasili duhet të fokusohet në reduktimin e numrit të punonjësve. Është e paarsyeshme që RTSH të ketë 1140 punonjës të përhershëm dhe 115 punonjës të jashtëm me honorare për një nivel të tillë të cilësisë programore. Për të ilustruar këtë, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH ka 256 punonjës që paguhen për të "drejtuar" dhe për të dhënë "ide" për përmirësimin e mediave të shtetit, që në fakt vazhdojnë të transmetojnë lajme të njëanshme dhe pro-qeveritare.

Një tjetër shembull i keqadministrimit është Drejtoria e Lajmeve, që ka 157 punonjës, por transmeton kryesisht lajme që pasqyrojnë vetëm pozitat e qeverisë, duke u bazuar në informacionet e dhëna bruto nga ministritë dhe institucione të tjera të pushtetit.

Drejtoresha Eni Vasili ka kërkuar rritjen e taksës së televizorit, por për nivelin e ulët të programeve dhe për qëndrimin partiak që mban RTSH, kjo taksë nuk duhet të mblidhet më. Duhet të bëhet transparencë për mënyrën se si janë shpenzuar ato 15 milionë Euro që qytetarët i kanë dhënë çdo vit për shërbimin publik.

Eni Vasili ka paralajmëruar se do të kërkojë një auditim të plotë të strukturës dhe financave të RTSH-së për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet publike. Por, nëse ajo do të ketë mundësinë të bëjë një kallëzim në SPAK, mbetet për t'u parë, pasi auditimet financiare të RTSH-së janë bërë për më shumë se 20 vite dhe janë fshehur shumë vjedhje miliona Euro, të cilat janë zbuluar vetëm nga KLSH./Pamfleti

eni vasili buxheti gropa e zezë në financa

Lini një Përgjigje