TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Qershor 2025, 15:08

Si po e përdor Babloku Pirro Vengun për monopolin korruptiv të uniformave ushtarake

Shkruar nga Pamfleti

 Si po e përdor Babloku Pirro Vengun për monopolin korruptiv të

Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, qeveria ka miratuar një vendim të ri që çon drejt privatizimit të pjesshëm të një prej sektorëve më strategjikë të sigurisë kombëtare: prodhimin e uniformave ushtarake dhe të gjithë aksesorëve të tyre...

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 291, datë 28.5.2025, autorizon krijimin e një shoqërie të përbashkët shtet-privat për prodhimin dhe tregtimin e uniformave të ushtrisë. Shoqëria do të jetë nën ombrellën e kompanisë shtetërore ushtarake “KAYO sh.a.”, por kontrollin e vërtetë do ta ketë pala private, e cila do të zotërojë 60% të aksioneve dhe shumicën e bordit drejtues.

Burime brenda Ministrisë së Financave konfirmojnë për Pamfleti se pazari është mbyllur që në janar 2025 dhe se pala private është një grup investitorësh turq, të lidhur më herët me kontratat e dyshimta për uniformat e policisë, gardës, shërbimeve të burgjeve dhe rrjeteve private të sigurisë.

Një monopol pa tender, me zero përfitim për shtetin
Nëpërmjet këtij vendimi, qeveria shqiptare po i dorëzon privatëve një monopoli të mirëfilltë financiar: të gjitha institucionet shtetërore, nga Forcat e Armatosura deri te policitë bashkiake dhe shoqëritë private të sigurisë, do të pajisen me uniforma përmes kontratave pa garë nga kjo kompani. Ndërkohë, shteti, megjithëse zotëron 40% të aksioneve, nuk përfiton asnjë qindarkë fitim për 15 vitet e para.

Si po e përdor Babloku Pirro Vengun për monopolin korruptiv të

Për më tepër, sipas vendimit, kompania do të përjashtohet nga çdo taksë tatimore, doganore apo vendore për një periudhë 30-vjeçare. Në thelb, kemi të bëjmë me një koncesion të maskuar, ku shteti paguan 60% të kostos për uniformat e ushtrisë dhe 100% të kostove për policinë, gardën, burgjet dhe institucionet e tjera.

Logjistikë, pasuri publike dhe mbështetje me trupa ushtarakë
Ministria e Mbrojtjes do të vërë në dispozicion të kësaj shoqërie 20 mijë metra katrorë prona publike për aktivitetin prodhues dhe administrativ. Në një rast absurd që s’ka precedent në vendet demokratike, ruajtja fizike e personelit, objekteve dhe mallrave të kompanisë do të bëhet nga efektivë të ushtrisë shqiptare.

Kjo e fundit nuk është hera e parë që ndodh në qeverisjen Rama. Modeli i njëjtë është aplikuar edhe në kompaninë “Air Albania” (ku shteti zotëron 15% përmes “Albcontrol” por nuk ka të drejtë për fitime), si dhe në projektin e famshëm me kompaninë “Emaar-Alabbar” në Portin e Durrësit, ku shteti ka 33% përmes Autoritetit Portual, por pa asnjë të ardhur reale në buxhet.

Firma, urdhra dhe hije pas pazareve
Zyrtarisht, kjo është një nismë “për eficiencë dhe standardizim në uniformat ushtarake”, por të gjithë e dinë se bëhet fjalë për një projekt të personalizuar me qëllim kontrollin dhe fitimin e paligjshëm. Të gjitha letrat do të firmosen nga drejtuesit e “KAYO sh.a.”, por urdhrat do të vijnë nga Pirro Vengu dhe më lart, nga Edi Rama vetë.

Kjo kompani e re nuk është gjë tjetër veçse forma më e re e vjetër e kapjes së pasurive publike përmes kompanive fiktive dhe ortakërive të njëanshme, që favorizojnë grupet klienteliste të Ramës dhe kthejnë sektorë të shtetit në çifligje të menaxhuara nga privatë të përzgjedhur./Pamfleti

pirro vengu babloku monopoli korruptiv uniformat ushtarake

Lini një Përgjigje