TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Nëntor 2024, 12:44

Sali Berisha i hoqi TVSH-në e taksat doganore “Bankers”-it; kompania prej 20 vitesh sajon bilance me humbje

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha i hoqi TVSH-në e taksat doganore “Bankers”-it;

Dokument/ Vendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha është në fuqi prej 17 vitesh, sepse dhe kryeministri Edi Rama ka bërë pazar me mafiozët e kompanisë “Bankers”, sidomos me pronarët aktualë që janë miq të Olsit...

Mafiozët e kompanisë “Bankers”, iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, me kërkesën që qeveria shqiptare, mos t’i kërkojë 236 milionë USD, që kjo kompani ka marrë nga buxheti i shtetit, për gjoja humbjet e pësuara gjatë biznesit koncesionar të naftës.

“Bankers” e humbi gjyqin në arbitrazh, sepse rikuperimi i humbjeve, i përcaktuar në kontratën koncesionare të datës 19 qershor 2004, ishte favorizim i paligjshëm, ose më saktë ishte vjedhje në pazar me drejtuesit e qeverisë shqiptare të asaj kohe.

Por qeveria shqiptare, nuk do ta angazhojë Ministrinë e Financave, Albpetrol-in dhe Agjencinë e Burimeve Natyrore si palë kontraktore, që “Bankers” të rikthejë vjedhjen në vlerën 236 milionë USD, madje prej 11 vitesh të PS në pushtet, kjo kompani po lejohet të mos paguaj as taksa lokale e as tatim mbi fitimin.

Dokumentet zyrtare që disponon “Pamfleti”, vërtetojnë se ishte kryeministri Sali Berisha, ai që favorizoi kompaninë “Bankers”, me heqje taksash e tarifash, të cilat deri në fund të vitit 2007, i kishte detyrime sipas kontratës koncesionare.

Sali Berisha i hoqi TVSH-në e taksat doganore “Bankers”-it;

Me Vendim nr. 22, datë 12 dhjetor 2007, të Komitetit Shtetëror të Ndihmës drejtuar nga Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe me miratim të Sali Berishës, kompania “Bankers” u përjashtua nga detyrimi i taksës 20% TVSH, dhe nga tarifat doganore për eksportin e sasive të naftës e importe lëndësh të para, materiale ndihmëse, makineri e pajisje.

Vendimi i fund-vitit 2007, ishte me këtë objekt: Ndryshimi i skemës ekzistuese, për përjashtimin e operacioneve hidrokarbure nga detyrimet doganore dhe taksa TVSH; mbështetur në propozimin e Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore, në studiumin e Drejtorisë së Politikave Industriale të Ministrisë së Ekonomi-Tregti-Energjetikës.

Në pikën 4 të vendimit të qeverisë, thuhet: Përjashtimi nga TVSH dhe taksat doganore, bëhet si lehtësi për kompaninë “Bankers Petroleum Albania”, mbasi deri më sot, nuk ka arritur të mbulojë me të ardhurat e saj, kostot totale të aktivitetit.

Për të përligjur këtë vendim, Sali Berisha ka mashtruar zyrtarisht, duke thënë se gjatë aktivitetit të saj, kompania “Bankers” nuk ka zbuluar rezerva të reja nafte e nuk ka patur prodhim as në puset ekzistuese e rrjedhimisht nuk patur shitje nafte e gazi.

Si bazë për përjashtimin e “Bankers” nga detyrimet doganore dhe taksa TVSH, Sali Berisha përdori dekretin e tij Nr.782, datë 22 shkurt 1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve në kërkim-prodhim”,

Në vendim, thuhet: Me përjashtimin nga taksa 20% TVSH dhe përjashtimi nga tarifat doganore, krijohet bazë e sigurt, që në vitin 2009, kompania “Bankers” të realizojë rezultat financiar pozitiv, duke iu nënshtruar dhe detyrimeve për pagesën e tatimit mbi fitimin në masën 50%.

Por “Bankers” nuk pagoi as në vitet 2009-2013, sepse qeveria “Berisha” i pranonte bilance me humbje; vendim që është lënë në fuqi dhe nga qeveria “Rama”, duke mos paguar asgjë prej 17 vitesh, taksën TVSH dhe taksat doganore të eksport- importeve dhe tatim fitimin, ngaqë pronarët kinezë janë miq të Olsi Ramës./Pamfleti

bankers tvsh sali berisha

Lini një Përgjigje