TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Prill 2024, 16:04

Raporti/ 39 piramida financiare “rrjepin” shqiptarët, Gent Sejko vijon të mbyllë njërin sy

Shkruar nga Pamfleti

Raporti/ 39 piramida financiare “rrjepin” shqiptarët, Gent

“Pamfleti” ka denoncuar me dhjetra raste se si “Iute Credit”, Fondi Besa, apo dhe kompani të tjera japin kredi me interesa shumë të larta.

Institucionet e mikrofinancës vijojnë të rrjepin shqiptarët. Teksa në Kosovë dhe vende të tjera janë marrë masa për “Iute Credit” apo kompani të tjera, te ne ato stimulohen.

Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë që ka shkuar në Kuvend për vitin 2023, në vendin tonë operojnë plot 39 subjekte jo banka, shumica dërrmuese e të cilave janë mikrofinanca, ose më saktë piramida që vjedhin qytetarët me interesa super të larta.

Vetë BSH pranon disa prej problemeve, por nuk thotë asgjë për faktin se kanë interesa shumë të larta, terrorizojnë qytetarët përmes kompanive fantazmë të përmbarimit, disa prej të cilave po të licencuara nga Gent Sejko.

Në fund të vitit 2023, ushtronin veprimtaritë financiare 39 subjekte financiare jobanka (përfshirë dhe institucione financiare të mikrokredisë) dhe institucione të parasë elektronike. Për subjektet financiare jobanka dhe institucionet e parasë elektronike, u dhanë miratimet paraprake për 9 administratorë, 4 kryetarë të këshillit mbikëqyrës dhe 1 kryetar të komitetit të kontrollit. Në vitin 2023, u dha miratimi paraprak për riemërimin e 1 administratori të shoqërisë së kursim–kreditit”, shprehet BSH.

Më tej deklarohet se bankat e nivelit të dytë janë të konsoliduara, por mikrofinanca ka shumë probleme. Megjithatë vetëm një licencë është pezulluar vitin që vjen. Nga ana tjetër, BSH shprehet se këto subjekte gjenerojnë të ardhura të larta.

Nga ekzaminimet evidentohet se aktiviteti i këtyre subjekteve gjeneron të ardhura të qëndrueshme që kanë mbështetur kapitalin në vazhdimësi. Në përgjithësi, kuadri i brendshëm organizativ dhe rregullativ përputhet me madhësinë dhe kompleksitetin e subjekteve që kanë pozicion të konsoliduar në treg. Te subjektet më të reja evidentohen mangësi dhe nevoja për plotësime e përmirësime, në përputhje me nivelin aktual të veprimtarisë. Në lidhje me saktësinë e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparencën me klientët dhe parandalimin e pastrimit të parave, evidentohet përputhshmëri më e mirë te subjektet e konsoliduara në treg, ndërsa subjektet e tjera kanë shfaqur mangësi dhe shkelje të kërkesave rregullatore e ligjore.

Për shkeljet e evidentuara, Banka e Shqipërisë ka marrë masat përkatëse mbikëqyrëse, konkretisht: pezullimin e aktivitetit për një periudhë 6-mujore për një subjekt; dhe lëshimin e urdhrit për ndërprerjen e shkeljeve dhe gjobitjen e administratorit për një subjekt tjetër”, thekson raporti.

Pamfleti” ka denoncuar me dhjetra raste se si “Iute Credit”, Fondi Besa, apo dhe kompani të tjera japin kredi me interesa shumë të larta. Por jo vetëm kaq, nëse dikush vonon pak, i terrorizojnë në telefon duke i kërcënuar me gjyqe. Por edhe pse ky fenomen ka vite që ndodh, Gent Sejko mbyll gjithmonë njërin sy. /Pamfleti

Lini një Përgjigje