TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Dhjetor 2025, 16:04

Pse Altin Dumani e ndaloi sekuestron e pasurive të një trafikanti të dënuar për drogë

Shkruar nga Pamfleti
Pse Altin Dumani e ndaloi sekuestron e pasurive të një trafikanti
Altin Dumani /

Raportimi në FBI, ligji Anti-mafia dhe arsyeja pse pasuritë e një trafikanti të dënuar u lanë jashtë hetimit…

Një nga përplasjet më të forta institucionale mes Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, dhe ish-Drejtores së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, lidhet me raportimin e kësaj të fundit në FBI për bllokimin e hetimit pasuror dhe mossekuestrimin e pasurive të trafikantit të dënuar Agron Xhafaj, i njohur edhe si Geron Xhafaj.

Procesi për evidentimin dhe hetimin e pasurive të Agron Xhafajt u nis nga BKH me urdhër të SPAK, në zbatim të ligjit Anti-mafia, pasi ai është i dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në grup të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të drogës. Megjithatë, katër muaj pas nisjes së hetimit, procedura u bllokua. Emri i Agron Xhafajt u hoq nga kontingjenti i dosjeve për sekuestro dhe çështja u la në heshtje, me urdhër të Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, pa asnjë shkak ligjor dhe pa asnjë sqarim zyrtar ndaj BKH-së.

Tre prova që detyrojnë hetimin dhe sekuestrimin

Ndërkohë që SPAK, gjatë gjashtë viteve të funksionimit, ka sekuestruar pasuritë e rreth 150 trafikantëve të drogës të dënuar në Shqipëri dhe jashtë saj, rasti i Agron Xhafajt është përjashtuar pa shpjegim.

Prova e parë është vendimi nr. 455, datë 21 prill 2004, i Gjykatës së Leçes në Itali, i cili e dënon Agron Xhafajn për trafik droge. Vendimi ka hyrë në fuqi të formës së prerë më 10 dhjetor 2008, ndërsa urdhri për fillimin e dënimit me burg është i datës 7 shkurt 2009.

Prova e dytë lidhet me shtatorin e vitit 2018, kur Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë dorëzuan dosjen e dënimit të Agron Xhafajt te struktura “Forca e Ligjit”, e cila kishte detyrë sekuestrimin e pasurive të krimit. Emri i tij u hoq nga lista, për shkak se këtë strukturë e drejtonte vëllai i tij, Fatmir Xhafaj.

Prova e tretë është krijimi i strukturës OFL në shkurt 2020 nga Ministria e Brendshme në bashkëveprim me SPAK. Në listën me rreth 380 emra të kriminelëve dhe trafikantëve që do t’u nënshtroheshin hetimit pasuror, emri i Agron Xhafajt mungonte sërish.

Ligji Anti-mafia është i qartë. Përveç trafikantit të dënuar, në hetim pasuror përfshihen bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët, dajat, hallat, tezet, nipërit, mbesat dhe krushqit. Në rastin konkret, nën hetim duhet të përfshihen vëllai i tij Fatmir Xhafaj, bashkëshortja notere, vajzat, dhëndri, vëllai Alban Qazimi dhe persona të tjerë të lidhur familjarisht apo financiarisht.

Nga mossekuestrimi i pasurive të Agron Xhafajt ka përfituar edhe Gramoz Murataj, anëtar i të njëjtit grup trafiku dhe ortak me Xhafajt në biznese bixhozi, ndërtimi, tregtie dhe pasuri të paluajtshme.

Pse u bllokua hetimi

Altin Dumani duhet të japë sqarime publike pse gjatë tre viteve në detyrë nuk zbatoi ligjin Anti-mafia për sekuestron e pasurive të Agron Xhafajt dhe hetimin pasuror të familjarëve të tij, duke vijuar të njëjtën mosveprimtari që kishte ndjekur edhe ish-drejtuesi Arben Kraja.

Dyshimet janë të qarta. Ose kemi të bëjmë me klientelizëm të hapur për shkak se Agron Xhafaj është vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-ministrit të Brendshëm, deputetit Fatmir Xhafaj, ose me një llogari politike të lidhur me faktin se Fatmir Xhafaj drejton komisionin parlamentar që ka në dorë zgjatjen ose jo të mandatit të SPAK.

Burime konfidenciale nga BKH i kanë thënë “Pamfleti”-t se Agron Xhafaj nuk është përfshirë as në listat e trafikantëve që do të hetohen dhe do t’u sekuestrohen pasuritë gjatë vitit 2026.

Mbetet për t’u parë nëse drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, do ta fusë më në fund në proces hetimi dhe sekuestro emrin e Agron Xhafajt dhe të gjithë rrethit familjar “Xhafaj”, apo nëse kjo dosje do të vazhdojë të mbetet tabu në drejtësinë e re./Pamfleti

 

altin dumani ndali sekuestron trafikani i drogës

4 Komente

  1. D
    Drrini D.

    Mbase ata ne lista kane paguar gjoba te renda, ose shkembim nderesh, se nuk te fal njeri kot po tu plotesuan letrrat!

    1. N
      Neomalësori

      Më ironike ishte nisma e ministrit Xhafaj për ti bërë veting policisë, ndërsa vetë ishte subjekt i ligjit për pastrimin e parave....

      1. J
        Jugu

        Kelysha diktature, merrem vesh qe ne lehje.

        1. A
          Arti

          PAMFLETI mund te beje nje leter / email me kerkim informacioni tek SPAK. Me ligj, SPAK duhet te ktheje pergjigje.

          Lini një Përgjigje