TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Maj 2025, 12:42

Pastrimi i parave me leje ndërtimi: Edi Rama i ligjëron trafikut kullat dhe resortet në të gjithë vendit

Shkruar nga Pamfleti
Pastrimi i parave me leje ndërtimi: Edi Rama i ligjëron trafikut
Edi Rama /

Trafikantë, vrasës, të kërkuar ndërkombëtarisht dhe emra të lidhur me grupe mafioze, kanë marrë leje për të ndërtuar në çdo cep të Shqipërisë. Rama e pranon publikisht: nuk më intereson nga vijnë paratë, rëndësi ka të ndërtohet...

Në një intervistë publike, kryeministri Edi Rama e tha hapur:

Kam dhënë dhe do të vazhdoj të jap leje ndërtimi për pallate, kulla e resorte – dhe nuk dua t’ia di se nga vijnë paratë.

Ky është një pranim zyrtar i kapjes së shtetit nga ekonomia e paligjshme, një sinjal i qartë për të gjithë botën e krimit se në Shqipëri ka një derë të hapur; nëse ke para për të investuar në beton, je i mirëpritur. Nuk pyet kush për origjinën.
Dhe kur këtë e thotë vetë kryeministri dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, atëherë çdo leje ndërtimi e dhënë nga ai nuk është më vetëm autorizim urban, por bashkëpunim institucional për pastrimin e parave të krimit.

Paratë që vijnë nga krimi, ndërtojnë Shqipërinë, me izmën shtetërore

Dosjet e hapura dhe investigimet ndërkombëtare e vendase tregojnë qartë se një pjesë dërrmuese e lejeve të ndërtimit janë në duar të individëve me histori të dokumentuar kriminale. Ja vetëm disa nga emrat:

Ervis Doci, trafikant i njohur, ka marrë leje për kullë në Durrës.

Gjergj Luca, përveç 155 mijë m² pasuri të marra me 1 euro, ka përfituar leje për restorante dhe fonde nga AZHBR.

Dajlan Avdia, me një portofol lejesh për kulla në qendër të Tiranës dhe resorte në bregdet, me qindra hektarë tokë shtetërore.

Lul Morina, me resort në Himarë dhe hotelin “Radisson Collection” në Tiranë.

Pëllumb Gjoka, i arrestuar nga SPAK, por më herët i shpallur “investitor strategjik”.

Roland Ziu, partner me ish-ministrin Çuçi, ka përfituar koncesione turistike e transporti.

Ervin Mata, në kërkim nga SPAK, me leje për kulla dhe resorte në gjithë Shqipërinë.

Mirel Mërtiri, me inceneratorët dhe projekte ndërtimi në të gjithë vendin.

Përveç tyre, dhjetëra emra të tjerë të lidhur me trafiqe, vrasje, grupet mafioze shqiptare dhe ndërkombëtare, kanë marrë leje për të ndërtuar pallate, vila, kulla, porte jahtesh, hotele, ferma dhe aeroporte private.
Lista është e gjatë. Por më e frikshme është heshtja e shtetit.

Ligji Antimafia? I bllokuar nga Babloku

Sipas Ligjit Antimafia, para se të jepet një leje ndërtimi për investim, duhet të kërkohet informacion nga Policia e Shtetit, SHISH, Drejtoria e Inteligjencës Financiare, Tatimet dhe Bankat. Asnjë nga këto nuk është bërë. Sepse urdhri është politik: “Mos pengoni investitorët.”

Në fakt, në raportin vjetor të vitit 2022 në Kuvend, Altin Dumani deklaroi se 90% e sektorit të ndërtimit në Shqipëri është mbuluar nga para të pista. Por ajo që nuk tha është se SPAK nuk ka goditur asnjë nga këta emra me pasuri të dukshme e pa burim të justifikuar.

Kjo nuk është më neglizhencë. Është pajtim institucional. Babloku e pranon! SPAK e toleron! Administrata i shërben! Dhe Shqipëria ndërtohet mbi themelet e krimit.

Në Shqipëri krimi ka ndërtuar jo vetëm kullat, por edhe sistemin që i legalizon ato.
Ai është ulur në zyrat e KKT-së. Është futur në ligjet e “investimeve strategjike”. Ka rrënjë në zyrat e kryeministrit, në agjencitë e territorit, në tatime, në hipotekë.

Dhe Rama, jo vetëm që nuk e ndal, por e lehtëson. E inkurajon. E mbështet publikisht. Sepse për të, zhvillimi matet me volum betoni, jo me burim kapitali.
Nëse sot ti ndërton me para droge, je zhvillues. Nëse pyet për burimin e fondeve, je sabotues. /Pamfleti

edi rama kulla pastrimi i parave

Lini një Përgjigje