TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Prill 2025, 10:27

Një pyetje rrufjanit Blendi Gonxhe: - Pse nuk zbaton VKM-501/2023, për t’ia hequr Kalanë e Lëkurësit trafikantit Andrea Çaushi?!

Shkruar nga Pamfleti

Një pyetje rrufjanit Blendi Gonxhe: - Pse nuk zbaton VKM-501/2023, për

Pas denoncimit të “Pamfletit” për heqjen e Kalasë së Lëkurësit nga lista e monumenteve, ministri Gonxhja reagoi duke fshehur faktin se prej 20 muajsh refuzon të zbatojë vendimin e qeverisë për largimin e trafikantit Andrea Çaushi nga kjo kala. Qëllimi është i qartë: përgatit terrenin që kalaja t’i kalojë oligarkut Dajlan Avdia, mik personal i Edi Ramës, për ndërtimin e resortit luksoz mbi pasurinë publike.

Në datën 22 prill 2025, “Pamfleti” publikoi një denoncim të mbështetur në dëshminë e një zyrtari të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sipas të cilit ministri Blendi Gonxhja kishte hequr nga lista e monumenteve Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi: t’i hapte rrugë ndërtimit të një resorti luksoz prej 68 hektarësh me vila, hotele, pallate, kulla dhe kazino nga oligarku Dajlan Avdia, një personazh i njohur për lidhjet personale dhe të biznesit me Edi Ramën.

Pas këtij denoncimi, më 23 prill, ministri Blendi Gonxhja reagoi përmes një deklarate të ministrisë, duke mohuar kategorikisht heqjen e kalasë nga lista e monumenteve. Por ky reagim ishte një përpjekje e qartë për të fshehur skandalin e madh që lidhet me zaptimin dhe përdorimin komercial të Kalasë së Lëkurësit nga trafikanti Andrea Çaushi.

Në përgjigjen e tij publike, Gonxhja deklaroi se kalaja vazhdon të jetë monument kulture i mbrojtur, duke iu referuar një vendimi formal të vitit 2023 nga ish-ministrja Elva Margariti, por duke fshehur faktin se emri i Kalasë së Lëkurësit ishte fshirë nga lista e monumenteve në faqen zyrtare të ministrisë para dy javësh.

Ministri Gonxhja gjithashtu "harroi" të përmendë se Kalaja e Lëkurësit është përdorur prej vitesh si resort privat—fillimisht nga ish-deputeti Vangjel Tavo dhe familjarët e tij, të cilët e shfrytëzuan ilegalisht duke ndërtuar objekte dhe kryer gërmime të paligjshme, dhe më pas ia kaluan trafikantit Andrea Çaushi në këmbim të një borxhi prej 1.5 milionë eurosh.

Një pyetje rrufjanit Blendi Gonxhe: - Pse nuk zbaton VKM-501/2023, për

Aktualisht, Andrea Çaushi vijon ta shfrytëzojë në mënyrë të paligjshme këtë monument kulture, duke e kthyer në hotel-restorant dhe hapësirë tregtare, me një sipërfaqe të uzurpuar prej 3200 m² edhe jashtë kalasë.

Në fakt, me vendimin nr. 501 të datës 24 gusht 2023, firmosur personalisht nga kryeministri Edi Rama, Kalaja e Lëkurësit i është hequr formalisht nga duart trafikantit Çaushi dhe i është kaluar plotësisht në administrim Ministrisë së Kulturës. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 20 muaj, ministri Gonxhja nuk e ka zbatuar këtë vendim, duke refuzuar të largojë trafikantin Çaushi nga kalaja.

Një pyetje rrufjanit Blendi Gonxhe: - Pse nuk zbaton VKM-501/2023, për

Pyetja që "Pamfleti" i drejton publikisht ministrit Gonxhja është e drejtpërdrejtë: Pse refuzon të zbatoni vendimin e qeverisë për largimin e trafikantit Andrea Çaushi nga Kalaja e Lëkurësit?

Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje tjetër veç faktit se gjithçka është një skenar i mirëpërgatitur nga vetë Edi Rama dhe ministri i tij besnik Gonxhja, për t’i dorëzuar përfundimisht monumentin mafiozit Dajlan Avdia, një tjetër mik personal i kryeministrit Rama./Pamfleti

andrea çaushi blendi gonxhe kalaja e lëkurësit

Lini një Përgjigje