
Përgjegjës penalisht, janë dhe drejtuesit e doganave, të kompanive “Kurum” e “Sokolaj Sh.p.k”, që organizuan dhe gjetën shesh e realizuan krimin e trafikut të mbetjeve toksike; por Drejtori i Portit Durrës, lejoi futjen, shkarkimin, magazinimin, ngarkimin e tyre në kontejnerë e anije dhe lejimin e nisjes drejt Tajlandës e Kinës...
Krerët e qeverisë, pasi heshtën 1 javë për eksportin e mbetjeve toksike të “Kurum” nëpërmjet Portit të Durrësit, dolën me deklarata justifikues e mashtruese, për të hequr nga vetja njollën e këtij krimi, që organizuan dhe realizuan me mafiozët e kompanisë “Kurum Sh.A” e kompanisë “Sokolaj Sh.p.k”.
Babloku po hesht, ministria deklaroi, se qeveria dhe Porti Detar- Durrës nuk kanë asnjë lidhje me eksportimin e mbetjeve toksike nga kompanitë private, ndërsa ish- Drejtori i Autoritetit Portual-Durrës, Pirro Vëngu, tha para gazetarëve, se sqarimet shteruese i bëri ministrja.
Kryeministri dhe ministrja Balluku, ligjërisht nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore personale, por nuk mund të thonë, që për eksport- trafikimin e mbetjeve toksike, nuk ka përgjegjësi dhe nuk ka lidhje Autoriteti Portual- Durrës.
Sepse neni 22 i Ligjit 9130, datë 8 shtator 2003 e përcakton qartë përgjegjësinë: - Autoriteti Portual, nëpërmjet Drejtorit Ekzekutiv, bashkërendon dhe administron veprimtarinë portuale për transportin e mallrave, lundrimin (drejtimin e anijeve), transportin e pasagjerëve, ngarkimin, shkarkimin, magazinimin e mallrave të tij e të sektorit privat dhe mbështet këto veprimtari e lidh kontrata në emër të autoritetit portual.
Pra, sipas ligjit, brenda territorit të Portit Detar-Durrës, pa lejen zyrtare shkresore të drejtorit, nuk mund të futet e të dalë asnjë makinë e anije me e pa mallra; nuk mund të shkarkohen, magazinohen, ngarkohen, transferohen dhe eksportohen e importohen mallra.
Drejtor i Portit Detar gjatë periudhës së eksport- trafikimit të mbetjeve toksike të “Kurum” e deri më 1 gusht 2024, ka qenë Pirro Vëngu, i cili, sipas ligjit është përgjegjës i vetëm administrativ, ligjor e penal për këtë procedurë kalimi mbetjesh.
Përgjegjës penalisht, janë dhe drejtuesit e doganave, të kompanive “Kurum” e “Sokolaj Sh.p.k”, që organizuan dhe gjetën shesh e realizuan krimin e trafikut të mbetjeve toksike; por Drejtori i Portit Durrës, sipas Ligjit 9130, datë 8 shtator 2003 është përgjegjësi i vetëm shtetëror, që lejoi futjen shkarkimin, magazinimin, ngarkimin e tyre në kontejnerë e anije dhe lejimin e nisjes drejt Tajlandës e Kinës.
Drejtori i Portit- Durrës ishte Pirro Vëngu, dhe në zbatim të këtij ligji, SPAK duhet ta marrë të pandehur me akuzat që përcakton Kodi Penal, mbasi nuk ka nevojë për leje nga parlamenti, sepse ai nuk është deputet.
Madje, ai ka përgjegjësi dhe sipas nenit 40 të këtij ligji, ku thuhet: - Shërbimi i mbrojtjes së mjedisit brenda Portit Detar, që varet direkt nga drejtori, në të gjitha rastet e veprimeve që cënojnë mjedisin, zbaton rregulloret, vendimet e udhëzimet në përputhje me kërkesat legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar, gjatë transportit, lëvizjes e magazinimit të mallrave që përbëjnë rrezik për mjedisin./Pamfleti
Lini një Përgjigje