TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Gusht 2024, 08:26

Trafikanti Gjergj Luca, do furnizojë me ushqim 2 kampet e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër

Shkruar nga Pamfleti
Trafikanti Gjergj Luca, do furnizojë me ushqim 2 kampet e refugjatëve
Gjergj Luca /

Tani që Giorgia Meloni e mësoi nga mediat italiane me referencë nga “Pamfleti”, se Gjergj Luca është trafikant, duhet të shohim reagimin e saj...

Mediat italiane, publikuan këto ditë materiale, lidhur me faktin që krye trafikanti shqiptar Gjergj Luca, ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, brenda zonës ku është ngritur qendra e pritjes së refugjatëve afrikanë që do na sjellë Italia.

Në këtë kronikë, mediat jashtë ndikimit të Melonit thanë: - Një restorant i mbushur me foto që portretizojnë kreyministren tonë. Një zot shtëpie (Gjergj Luca), që tregon admirimin për Giorgia-n. Por vjen kurioziteti, për të zbuluar më shumë lidhur me emrin e pronarit të restorantit ‘Tratoria Meloni”.

Duke iu referuar denoncimeve nga “Pamfleti”, mediat atje i prezantuan publikut italian dhe i kujtuan kryeministres Giorgia Meloni, se Gjergj Luca që ka vënë emrin e saj te restorantit i tij në Shëngjin, është shefi i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës, kontrabandës e pastrimit të parave.

Po kështu, përveçse si trafikant i skeduar dhe nga EUROPOL, DEA e Anti-Trafiku i Shqipërisë, Gjergj Luca është i lidhur ngushtë në veprimtari private anti-ligjore me kryeministrin Edi Rama.

Ky, nëpërmjet vendimeve klinteliste të qeverisë të firmosura prej tij, i ka dhuruar trafikantit Gjergj Luca, dhjetëra pasuri shtetërore, lincenca, koncesione e fonde nga buxheti shtetit dhe e lejon të mos paguaj taksa, të bëjë kontrabandë dhe pastrojë të ardhurat e trafikut të drogës në biznese peshkimi e restorante, siç është dhe restoranti ‘Tratoria Meloni” në Shëngjin.

Po pse e hapi krye trafikanti Gjergj Luca, restorantin ‘Tratoria Meloni” në Shëngjin?

Në informacionin që ka “Pamfleti”, thuhet se kryeministri Edi Rama, nëpërmjet kryeministres italiane Giorgia Meloni, i ka siguruar Gjergj Lucës, të drejtën e furnizmit dhe trajtimit me ushqim, të refugjatëve e trupës së shërbimit në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës.

Në marrëveshje, thuhet se trajtimin e refugjatëve e ka detyrim Qeveria Italiane me kompani private që i cakton ajo; por Edi Rama, duke shfrytëzuar miqësinë me Giorgia Melonin, ka futur në lojë mikun trafikant Gjergj Luca, duke i dhënë biznesin e furnizimit ushqimor në kampe.

Kompania “Rozafa” e Gjergj Lucës, është pajisur brenda ditës së martë, me certifikim nga Ministria e Bujqësi- Ushqimit dhe AKU për Sigurinë Ushqimore, sipas certifikatës “ISO 22000”, kur firma e tij nuk e ka këtë certifikim ndërkombëtar për sigurinë e cilësinë ushqimore.

Në shpërblim të kësaj mundësie biznesi miliona Euro, me trajtimin ushqimor te dy kampet e refugjatëve, trafikanti Gjergj Luca ka hapur restorantin “Tratoria Meloni” në Shëngjin, të mbushur me fotografi, vizatime portretesh e paralla elozhesh për kryeministren Giorgia Meloni.

Nuk e dimë, nëse kryeministrja Giorgia Meloni e quan “nderim” vendosjen emrit të saj, restorantit të një krye trafikanti, por mos reagimi e madje dhënia e një shërbimi që lidhet me sigurinë e jetës, tregojnë se asaj i pëlqen kjo lajkë e shpërblim publik prej tij.

Ndoshta nuk e ka ditur, që pronari Gjergj Luca i restorantit me emrin e saj në Shëngjin, është me dosje si bosi i një klani trafiku ndërkombëtar droge edhe në Itali.

Tani që Giorgia Meloni e mësoi nga mediat italiane me referencë nga “Pamfleti”; e di ajo se cfarë qëndrimi do mbajë, por duhet të ketë parasysh, rrezikun se trafikanti Gjergj Luca, bashkë me ushqimin mund të çojë dhe drogë në kampet e refugjatëve e mund të nxjerrë nga kampet e të trafikojë dhe refugjatë drejt vendeve të BE./Pamfleti

 

Lexo edhe: https://mowmag.com/attualita/trattoria-meloni-in-albania-cosa-c-entrano-l-hotspot-per-i-migranti-e-le-navi-dell-imprenditore-gjergj-luca-ecco-tutte-le-domande-a-cui-dovrebbero-rispondere-giorgia-e-rama

https://mowmag.com/attualita/trattoria-meloni-in-albania-parla-riccardo-magi-giorgia-meloni-e-contenta-che-il-suo-nome-venga-usato-cosi-e-sull-hotspot-i-migranti-e-i-soldi-buttati

gjergj luca trafikanti tratoria meloni shëngjin gjadërr kampi i refugjatëve

Lini një Përgjigje