TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Mars 2025, 12:05

Kinezët e Bankers fushatë për PS; 10 mijë pako ushqimore në Fier, Patos e Roskovec

Shkruar nga Pamfleti
Kinezët e Bankers fushatë për PS; 10 mijë pako ushqimore
Administratori i Bankers Huanqin Xiau /

Ka informacione, se kinezët “Bankers” do bëjnë financime ilegale për PS në këto zona, por është fakt që gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale në periudhën 2017-2023, ata janë përfshirë hapur në fushata me pako ushqimore, dhurata fëmijësh, pagesa invalidësh, investime dhe çanta me para te kryebashkiakët e te PS lokale, ndërsa bashkitë nuk i marrin taksat…

Ditën e enjte, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u bëri thirrje qytetarëve  të denoncojnë krimet zgjedhore, për manipulim e blerje votash me financime, dhurime materiale, premtime e presione, që bëhen e do bëhen nga strukturat e partive politike, biznesmenë e mbështetës të tyre.

Ditët e fundit, “Pamfleti” ka denoncuar krimet zgjedhore që ka nisur të bëjë kryeministri Edi Rama, me urdhëra për pagesa paradhënie, kompanive private që kanë shumë punonjës, për patronazhim financiar ilegal prej ministrive në 12 qarqe, dhe sajim tenderësh fiktivë nga disa bashki për të krijuar fonde në fushatë.

Një informacion tjetër për krim zgjedhor, na ka ardhur nga zona e Fierit, ku thuhet se kinezët e kompanisë koncesionare të naftës “Bankers”, kanë nisur të përfshihen si mbështetës materialë për fushatën elektorale të PS në territorirn e 3 bashkive Fier, Patos e Roskovec.

Shefat e kompanisë “Bankers” kanë mbyllur pazarin me krye-bashkiakun e Fierit, Armando Subashi, me krye-bashkiakun e Patosit, Fatjon Duro dhe me krye-bashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, për të mbështetur materialisht propagandën e PS gjatë fushatës elektorale.

Sipas informacionit, shefat e kompanisë “Bankers” kanë rënë dakord me shefat e këtyre bashkive, të kontribuojnë në grumbullimin e votave, duke dhuruar 10 mijë pako me ushqime për familjet në nevojë gjatë fushatës e deri pak ditë para zgjedhjeve.

Ka indicie, se kinezët e “Bankers” do bëjnë financime ilegale për fushatën e PS në këto zona, por është fakt që gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale në periudhën 2017-2023, ata janë përfshirë hapur në fushata me pako ushqimore, dhurata fëmijësh, pagesa invalidësh, investime dhe çanta me para te shefat e bashkive e te PS lokale.

Madje, gjatë fushatave të mëparshme, kinezët e “Bankers” kanë bërë publikisht marrëveshje financimi e punë komunitare, me kryetarët e këtyre bashkive.

Ndër to, “Bankers” ka sponsorizuar fushatën e kandidatit për deputet të PS në Fier, Baftjar Zeqaj, ish- Drejtor i “Albpetrol”, i cili ka monitoruar zbatimin e kontratës së koncesionit të naftës, por dhe fushatat e deputetëve të tjerë dhe të kryetarëve të bashkive Fier, Patos e Roskovec që nuk i marrin taksat dhe i lejojnë ndotjet.

SPAK ka krijuar “Taskë Forcën” për të goditur krimin zgjedhor, ndërsa drejtuesi Altin Dumani, bëri thirrje të denoncohen këto krime; një prej të cilëve është futja e kinezëve të “Bankers” në fushatën e PS të Fierit, me pako ushqimesh e financime ilegale./Pamfleti          

kinezët e bankers fushatë për ps

Lini një Përgjigje