Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë...
Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Tiranës, Armela Hasantari (Bakiri), shpërfilli provat penale të sulmit fizik banditesk e pas shpine ndaj gazetarit Gjergj Zefi në hyrje të redaksisë, duke liruar agresorin Renato Boduri nga masa “Arrest me burg” në masë “Detyrim paraqitje.
Me vendimin e shitur si plaçkë, siç ka vepruar shumë herë; gjyqtarja Armela Hasantari (Bakiri), përdhosi drejtësinë re dhe legjitimoi dhunën ndaj medias, duke lënë të lirë, një kriminel të paguar nga ata që “Pamfleti” ka denoncuar për lidhje me krimin e korrupsionin.
Kjo gjyqtare, bën pazare edhe me banditët që sulmojnë gazetarët, dhe krekoset se është e paprekshme, mbasi si nuse, i përket një familjeje të ish-kastës së lartë të xhelatëve e funksionarëve të diktaturës komuniste dhe lidhjeve me familjen e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Gjyqtarja Armela Hasantari (Bakiri), është gruaja e Kliton Bakirit, nipi i Subi Bakirit nga Gjirokastra, i skeduar në Muzeun e Memories së Krimeve Komuniste, si 1 ndër 50 prokurorët me të përbindshëm të atij regjimi.
Në fund të vitit 1945, si të afërt të familjes dhe duke i njohur egërsinë prej sadisti, kushëriri Enver Hoxha e emëroi Subi Bakirin, krye-prokuror të Qarkut Gjirokastër, madje i dha të drejtën të bënte tortura e të drejtonte edhe gjyqet ushtarake në burgun brenda Kalasë së qytetit.
Gjatë viteve krye prokuror, xhelati Subi Bakiri ka torturuar dhe dënuar me pushkatim 53 intelektualë e pjesëtarë familjesh fisnike të Gjirokastrës, por edhe shumë të tjerë, 15 prej të cilëve i kanë vdekur në dorë gjatë torturave mizore.
Ndër torturat çnjerëzore që ka bërë përbindëshi Subi Bakiri, janë ato ndaj pjesëtarëve të familjes atdhetare të intelektualit Jani Dilo, i arratisur por i dënuar me vdekje me urdhër të Enver Hoxhës.
Ndërsa krimi më makabër, që ka bërë ish-prokurori xhelat Subi Bakiri në Gjirokastër, është tortura çnjerëzore deri në vdekje i komshiut të tij, tregtarit 37 vjeçar Aqif Kashahu dhe hedhja e trupit në pusin e shtëpisë në sy të nënës.
Mizorinë e tij, Subi Bakiri i perfeksionoi dhe i bëri pjesë të shpirtit, gjatë kohës që Enver Hoxha e dërgoi si Drejtues Politik e Ushtarak në tharjen e Kënetës së Maliqit, ku ka vrarë shumë të burgosur me lopatë, duke i torturuar nëpër baraka dhe duke i zhytur të gjallë në llumin e kënetës.
Në fillim të vitit 1961, Enver Hoxha e emëroi Kryetar të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit-Gjirokastër dhe deputet deri më 21 janar 1971, kur vdiq nga një tronditje e rëndë nervore; ndërsa Enver Hoxha urdhëroi deputetët të mbanin 5 minuta heshtje në parlament.
Në nderim të këtij xhelati, po me urdhër të Enver Hoxhës, iu hoq emri “Luftëtari” stadiumit të Gjirokastrës dhe iu vendos emri “Stadiumi Subi Bakiri” që vazhdon akoma edhe sot; rast i vetëm në botën e qytetëruar, që një stadium te këtë emrin e një prokurori xhahil të diktaturës komuniste.
Por bëmat e tij, po i vazhdon nusja e nipit, gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari (Bakiri), jo vetëm si pjesë e privilegjuar e sistemit të drejtësisë post-komuniste dhe e lënë në sistem nga reforma e drejtësisë së re, por edhe liron nga burgu, kriminelët që sulmojnë fizikisht gazetarët. NË VIJIM/ Mijëra Euro, që gjyqtarja Armela Hasantari (Bakiri) ka marrë nga shitja e vendimeve gjyqësore, duke liruar edhe vrasës, përdhunues e trafikantë kokaine, gjatë 9 viteve në Gjykatën e Tiranës./Pamfleti
Lini një Përgjigje