TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Dhjetor 2023, 10:18

‘Pamfleti’ thyen kufijtë e krimit, jep dorëheqje në Kosovë Sami Mazreku, masha e grupit mafioz në BKS

Shkruar nga Pamfleti
‘Pamfleti’ thyen kufijtë e krimit, jep dorëheqje në
Sami Mazreku /

Shkarkimi i Mazrekut që ai preferon ta quajë dorëheqje shënon rënien e këtij grupi mafioz...

Filluan rrugëtimin së bashku për ta zhvatur botën e sigurimeve, Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore, zëvendësi i tij Sokol Havolli, Besarb Blakaj anëtarë i Asambles së Përgjithshme të BKS-së, Sami Mazreku drejtor ekzekutiv i kësaj byroje, si dhe disa tjerë të cilët janë të njohur nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë, por që tani morën goditje për krimet e bëra në industrinë e sigurimeve.

Shkarkimi i Mazrekut që ai preferon ta quajë dorëheqje shënon rënien e këtij grupi mafioz

Nën presion për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka dhënë dorëheqje, Sami Mazreku.

‘Pamfleti’ mëson se dorëheqjen, ai e ka konfirmuar tashmë pranë Asamblesë së Përgjithshme të BKS-së.

Mirëpo, sipas këtij burimi brenda BKS-së, Mazreku do të qëndrojë dhe në muajin dhjetor si drejtor i dorëhequr.

Mazreku, ishte në dijeni se do të shkarkohej nga pozita e drejtorit të BKS-së për shkak të keqpërdorimeve të panumërta që ka bërë brenda këtij institucioni, të cilat janë denoncuar përmes një serie shkrimesh nga ‘Pamfleti’ dhe për çka kanë nisur hetimet nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Prandaj, Mazreku edhe ka shpejtuar të jap dorëheqjen, duke “shmangur shkarkimin” dhe largimin e tij, dhe sipas marrëveshjes që ka arritur me kolegët e deritashëm në BKS, ai do të qëndrojë edhe dhjetorin në këtë post dhe pastaj do ta zyrtarizojë dorëheqjen e tij publikisht.

 

Kush është Sami Mazreku dhe grupi i tij që shkatërruan BKS-në?

Ishte muaji Tetor i vitit 2020, kur masha e Grupit Sami Mazreku dhe Besarb Blakaj  filluan ta implementojnë planin me ndihmën e krerëve të BQK-së.

Planin e kishin ndarë në tri faza:

- Faza e parë, largimi i 74 punëtorëve me eksperiencë dhe punësimi i 80 të rinjve, pasi e dinin që  punëtorët e vjetër nuk do të lejonin që të ndodhin këto keqpërdorime. Punëtoret e rinj ishin fëmijë të zyrtarëve të lartë të policisë, prokurorëve e gjykatësve se kështu menduan që nuk do i kap radari i drejtësisë.

- Faza e dytë, ishte largimi i kompanisë që e realizoi softwearin qendror ose sistemi i quajtur online, i cili ishte në punë nga viti 2004 deri në fund të vitit 2020.

Nga informacionet që i posedon redaksia jonë, drejtorët e kompanive u shantazhuan nga z. Sokol Havolli në forma të ndryshme që të marrin një kompani te re, kompani e cila nuk i ka kryer punët e marra dhe si e tillë softi qendror çalon dhe ka humbje të materiale.

Me sofwear-in e ri që e angazhuan BKS-ja, pra kompaninë Quantix, sipas burimeve tona brenda BKS-së ka qasje dhe në kodin burimor ku rrezikohet dhe mund të bëhet ndërrimi apo fshirja e materialeve, si dhe të trukojnë tregun.

- Faza e tretë, ishte të keqpërdorin fondet e BKS-së në mënyrë që të futen në biznesin e tokave të vjedhura në Veternik të Prishtinës.

Pra, në tetor 2020, e instaluan mashën e tyre në Byronë Kosovare të Sigurimeve si Ushtrues Detyre fillimisht për ta aprovuar në muajin mars 2021 si drejtor, edhe pse duhej shpall konkursi publik që vet guvernatori e kishte urdhëruar me vendimin e nënshkruar prej tij.

Që nga muaji tetor i vitit 2020 filloi shpalosja e planit "Të Fortit". Grupi i ‘Të Fortit’ me të vërtet menduan që nuk mund t’i rrijë askush në rrugë, por matematikat e bëra në shtëpi nuk ju dolën në çarshi.

Madje, blen shumë media e portale në forma të ndryshme me para të gatshme e me reklama, por aty ishte ‘Pamfleti’ i cili me profesionalizëm raportoi për shumë parregullsi.

Kësaj çerdhe të të "Të Fortëve" i erdhi fundi në vendim marrje, por fundin e vërtetë do ta kenë pak më të rëndë. ‘Pamfleti’ që e ‘qëllon krimin në kokë’ do t’iu raportojë edhe për këtë.

Industria e sigurimeve duhet t’i jetë falenderuese disa mediave që ndikuan përmes publikimit të skandaleve, të paraqitej realisht situata skandaloze që mbretëroi deri më sot nga “Mazreku and Co”. ‘Pamfleti’ uron industrinë e sigurimeve që të kthehet në normalitet e stabilitet duke funksionuar sipas ligjit dhe duke mos lejuar individ apo grup individësh të udhëheqin me epsh hajdutësh, po të funksionojnë sipas rregullave të shëndosha të qeverisjeve koorporative moderne./Pamfleti Kosova

 

sami mazreku bks pamfleti jep dorëheqje

Lini një Përgjigje