
“Pamfleti” siguron dosjen e prokurorisë, ja batërdia që është bërë në 20 vite nga Bankers; zbulohen përgjimet dhe transfertat e frikshme...
“Bankers Petroleum” ka fituar miliarda nga nëntoka shqiptare gjatë 20 viteve që operon në vendin tonë, por ka ndjekur një skemë shumë të sofistikuar mashtrimi për të shmangur detyrimet tatimore.
“Pamfleti” ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Fierit, në të cilën hidhet dritë mbi batërdinë që kanë bërë kanadezo-amerikanët dhe më pas kinezët në Patos-Marinzë. Sipas llogaritjeve që ka bërë prokuroria, në total "Bankers" ka përfituar plot 598 miliardë lekë apo afro 6 miliardë euro nga shitja e naftës bruto në këto vite, por nuk ka paguar asnjë tatim.
“Shoqëria ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ prodhimin e naftës bruto e siguron kryesisht nëpërmjet punimeve nga nënkontraktorë në zbatim të kontratave specifike të lidhura me to. Prodhimin e naftës bruto të siguruar nga nxjerrja nga nëntoka e eksporton jashtë shtetit ose e tregton brenda vendit. Nga shkresa kthim përgjigje e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave rezulton se për vitet 2005–2025 shoqëria ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ ka eksportuar naftë bruto në vlerën prej 598,581,754,111 lekë”, thuhet në dosjen që ka siguruar “Pamfleti”.
Por si ka arritur Bankers të shmangë detyrimet? Prokuroria ka zbuluar se bashkëpunëtore në këtë mes është dhe banka “Raiffeisen”, dega qendrore e saj në Austri.
Prokuroria ka kryer përgjime të punonjësve të "Bankers" dhe nga aty ka zbuluar se si kjo kompani mbante aktive llogaritë e saj në Shqipëri, por nuk depozitonte para dhe për të gjitha pagesat miliona lekëshe përdorte llogarinë e saj në Austri te “Raiffeisen Bank”.
“Nga të gjitha hetimet e kryera rezulton që shoqëria ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nuk ka të deklaruar në AKBN apo në Administratën Tatimore llogari bankare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ku pavarësisht se ka të drejtë të ketë llogari edhe jashtë territorit të vendit tonë e të kryejë veprime me to, ka dhe detyrimin për të treguar dhe raportuar mbi lëvizjet e balancat e saj. Nga rezultatet e përgjimeve telefonike, ka rezultuar se njëra nga këto llogari gjendet në Austri pranë bankës ‘Raiffeisen’, por nuk është raportuar nga shoqëria ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ as se kush e krediton atë, në cilat vlera e krediton, cilat janë balancat e saj, etj., pavarësisht detyrimit ligjor që ajo ka për ta deklaruar. Shoqëria ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nëpërmjet kësaj llogarie bankare dhe të tjerave të padeklaruara deri më tani, kryen pagesa preferenciale ndaj disa subjekteve edhe këtu në Shqipëri. Transferon para në drejtime të ndryshme si ndaj subjekteve apo dhe individëve, pa raportuar tek asnjë institucion i shtetit shqiptar, veprim të cilin dyshohet se e ka kryer gjithnjë që nga viti 2004 e në vijim”, thuhet aty.
Pjesë nga dosja
Ka shumë raste që vendimet e ndryshme të gjykatës për të cilat ka dhe urdhra ekzekutimi apo masa administrative nga administrata nuk kanë mundësi ekzekutimi, pasi shoqëria "Bankers Petroleum Albania Ltd" në llogaritë bankare që ka në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk depoziton para, por përdor llogaritë jashtë, ku më poshtë, po flasim për llogarinë bankare që ka në "Bankën Raiffeisen" në Austri. E njëjta gjë mund të themi për detyrimet që shoqëria "Bankers Petroleum Albania Ltd" ka ndaj shoqërisë "Albpetrol" sh.a prej vitesh si për sasi të caktuara nafte, por dhe detyrime të pashlyera për energjinë elektrike dhe, pamundësinë e ekzekutimit të këtyre detyrimeve për mungesë të parave të depozituara në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.
Pikërisht për këto situata dhe, për mundësinë e kalimit të fondeve nga llogaria bankare në Austri drejt disa subjekteve në Shqipëri, vijnë edhe bashkëbisedimet mes disa individëve me detyra funksionale brenda shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Ltd", biseda të cilat me vendimet përkatëse për lejim përgjimi të këtij trupi gjykues në cilësinë e gjyqtarit të hetimeve paraprake, janë lejuar për t'u përgjuar dhe konkretisht:
Në datë 09.04.2025 ora 10:56:07AM shtetasja Majlinda Thana - Drejtoreshë e Thesarit pranë shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Ltd" me telefonin e saj celular me nr. 06970.... zhvillon një bisedë me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda "Bankers" në fushën e financave), me numër celular në përdorim 06940..., me përmbajtje si më poshtë vijon:
Personi-A -Është shtetasja Thana
Personi-B - Është shtetasja Sheri
Personi B: Përshëndetje Majlinda
Personi A: Përshendetje Sheri, si je?
Personi B: Ро
Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.
Personi B: 2024?
Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar
Personi B: Okej.
Personi A: Kjo do të thotë që muk do te kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.
Personi B: Рo.
Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antean kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet. Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milion USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente, dhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z. Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime, apo të konfirmojnë.
Personi B: Po,po... (flet por nuk kuptohet)
Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albpetrol. Pse? Është në fund të muajit. Atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albpetrol.
Personi B: Po, mund ta diskutojmë këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.
Personi A: Po, sipas meje, Albpetrol mund të presë, me 1.5 milion. Duhet të presë, pa diskutim. Përndryshe, na mbeten shume pak para në dispozicion, dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë, si për shembull Seriani, SIA Kalandra, etj... kështu që...
Personi B: Duhet të përditësosh... (flet por nuk kuptohet)
Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu... lërmë të kontrolloj... Petro Solution, 800,000, duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për «Petro Solution» dhe «Albpetrol», deri në të ardhurat ardhshme.
Personi B: (flet por nuk kuptohet)
Personi A: Por sidoqoftë, duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare-të përcaktojmë pagesat më urgjente, që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një loja tjetër doganore për t'u hequr, dhe pastaj mund të shohësh se çfarë mbetet për t'u shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë, nuk është shumë e saktë për t'u dërguar për aprovim te menaxhmenti - ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e deryrueshme të muajit. Okej? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet kjo version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse...
Personi B: (flet por nuk kuptohet)
Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Me mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.
Personi A: Me fal, një shqetësim nga departamentifinanciar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë farë të bëhet me atë kartë. Nese duan ta mbajnë apo jo - ata duhet të japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës, por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për kohë - kompania duhet të vendosë nëse do t'i mbulojë apo ai do t'i paguajë vetë. Nëse ai nuk eshtë më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Por është prioritet që dikush të flasë me z. Ëang ose z.Xiao. Nuk e di, ndoshta z.Xiao ka qene shefi i tij. Por edhe z. Ëang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është nën departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit
Personi B: (flet por nuk kuptohet)
Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet - ose të paguhet nga Z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë... Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao, Z. Ëang apo qendrën, sepse duhet ta zgjidhim këtë çeshtje.
Personi B: Sigurisht.
Personi A: Faleminderit. Mirupafshim.
Në vijim, shtetasja Majlinda Thana në orën 11:16:21 AM bisedon me ekonomisten e zyrës
Znj. Linda Semanjaku me numër celular 06972... dhe zhvillojnë këtë bisede:
Personi- A - Është shtetasja Majlinda Thana
Personi - B - Është shtetasja Linda Semanjaku
Personi B: Majli
Personi А: Po
Personi B: Fola me Rominën dhe ajo po shikonte dhe emailet që ka nisur Stivi dhe në fillim Stivi ka thënë prit njëherë mos bëj asnjë pagesë pastaj dje ka dërguar email gë të thotë ty: Go ahead executing the payment once getting... për 30% e pare. Ndersa 70% tha Romina sipas atyre emaileve të tyre, do ti ketë shipment në datën 22 dhe 27 Prill, që do të thotë do jenë brenda Prillit
Personi A: Po pra këtë po them dhe unë;
Personi B: E konfirmova që 70% para se të nisim shpiment që do të thotë 22 dhe 27.
Personi A: Po ja mi erdhi 22
Personi B: Po me shumë mundësi po do kërkohet dhe pjesa tjetër
Personi A: Ja ti flas Sherit, ta vendosi ajo
Personi B: Ok
Personi A: Duhet futur prap javës tjetër do ta fus për pagesë
Personi B: Ро
Personi A: Më thotë Manaj që Kastrioti është gati kështu që thuaj gocave ta printojnë dhe nisin direkt
Personi B: Ok okja tani të marr Gestin direkt
Personi A: Hajt
Po pas pak minutash në orën 11:56:42 AM sërish të dyja këto shtetase komunikojnë sërish:
Personi B: Urdhërо
Personi A: Të bëftë mirë, po ha bukė?
Personi B: Jo akoma, po presim porosinë.
PersoniA: Se unë bëj tel e prishur gjithmonë...
Personi B: Po
PersoniA: Aida nisi listë për expences
Personi B: Kur?
Personi A: Aida nis te Kristina listë për expences, për tu paguar me bankë
Personi B: Po përpara se të bëhet pagesa, nga fundi
Personi A:Kto mund të jenë ose jo të aprovuara nga Kina. Nga ana tjetër kur të vjen aprovimi nga Kina i nis prap email Kristinës
Personi B: Po dhe te Aida.
Personi A: Kristinës nuk i intereson se cfarë ti email. Okay?
Personi B: Pse?
Personi A: Kristina thotë rakordoni ju si financë, dhe më nisni listën. Mua nuk më duhet nëse janë aprovuar apo jo. Pak rëndësi ka për mua
Personi B: Dmth mos ta fus fare Kristinën. Te ka thënë Kristina ty këtë gje?
Personi A: Kristina më tha që unë marr dhe nga Aida dhe nga Linda Cfare duhet të bëj unë me këto emaile?
Personi B: Një sekondë se po më merr motorist, sa ti them që po e të marr prap
Ndërsa në orën 02:18:02 PM midis shtetases Majlinda dhe shtetases së huaj Sheri zhvillohet një tjetër bisedë dhe konkretisht:
Personi -A - Eshtë shtetasja Majlinda Thana
Personi-B -Është shtetasja Sheri
Personi B: Përshëndetje Majlinda
Personi A: Përshëndetje Sheri. Në këtë parashikim kam përfshirë njëfurnitor që është kërkuar të paguhet urgjentisht nga SCM. Okej, dhe sipas prokurimit, është 30% që duhet të paguhet. Por, ndërkohë që po kontrolloja me furnitorin, ata thanë se para dërgesës duhet të përfundohet pagesa, brenda datës 17 ose 22 prill (nuk jam e sigurt), dhefatura e plotë duhet të aprovohet nga qendra (headquarters).
Personi B: Po
Personi A: Perfekt. 30% është pjesa më urgjente, por duhet të aprovohet në tërësi. Okej?
Personi B: Okej.
Personi A: Përndryshe, do më duhet ta dërgoj... të përfshihet pjesa tjetër e faturës në parashikimin e javës tjetër. Okej?
Personi B: Okej.
Personi A: Okej?! Faleminderit!
Të nesermën më datë 10.04.2025 sërish midis shtetases Majlinda Thana dhe shtetases Sheri zhvillohen dy biseda të tjera në orët 10:06:59 AM dhe 10:08:23 AM, me këtë përmbajtje:
Biseda e orës 10:06:59 AM;
Personi-A - Është shtetasja Majlinda Thana
Personi - В -Eshtë shtetasja Sheri
Personi B: Përshëndetje Majlinda
Personi A: Sheri, përshëndetje. A mund të hapësh, të lutem, ekstraktin e pagesës bankare?
Personi B: Eshtë i përditësuar?
Personi А: Po.
Personi B: E përditësove rreth orës 9:30?
Personi A: Jo, është ai që tregon Raiffeisen Bank 25. Ora dhjetë.
Personi B: Okej.
Personi A: Nëse shkon te Vienna, është një transfert prej 2 milionësh nga Vjena drejt
Shqipërisë. Okej? Po më ndjek, Sher?
Biseda e orës 10:08:23 AM;
Personi A: Je te llogaria e Vienës? Përshëndetje Sheri! Më dëgjon?
Personi B: Po, okej.
Personi A: Je te llogaria e Vienës, po, mirë. Transferimi i parë është nga Vjena në Shqipëri, 2 milione, dhe ke harruar të përfshish një pagesë tjetër për Sherëood. Ishte pranë pagesës prej 40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe një transferim prej 60,000. Këto dy janë nga Vjena.
Vajzat po kontrollojnë nëse ka mbërritur nga Beijing në Thesar. Po, a mund të kalosh te llogaria në dollarë amerikanë (USD)?
Në Shqipëri, gjetëm tre paketa. Njëra është për Europa, ajo që e grupoi z. Xiao në mëngjes. Okej. Pjesa tjetër është me pagesat në USD për PetroSolution Dhe dua të theksoj se për Out There, në total do të jetë shuma që ke miratuar, por kam përfshirë një faturë të vjetër, sepse duhet të paguajmë faturën më të vjetër më parë. Okej? Okej. Kështu që hoqa një pagesë të pjesshme nga një prej faturave të tua dhe përfshiva atë më të vjetrën. Për momentin, do të paguaj vetēm një faturë. Pjesa tjetër do të paguhet më vone. Gerta po kontrollon faturat e tjera. Okej?
Dhe për llogarinë në Lekë, po, në llogarinë e re Lek, dy pagesat i ke përfshirë. Me vonë, pasi të marrim fondet, do të bëjmë këmbīmin valutor dhe do të paguajmë tatimin dhe kostot. Ndoshta Kristina më vonë.
Okej, pra janë dypagesa nga Vjena dhe dy paketa në Shqipëri. Okej? Faleminderit. /Pamfleti
Ky artikull është ekskluziv i “Pamfletit”, ndalohet ripublikimi apo kopjimi pa citur në fund origjinën e lajmit.
Lini një Përgjigje