Në takimin elektoral të Kamzës, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje banorëve të mos japin asnjë votë për “non grata”-n, por në grupin e tij drejtues të fushatës kishte deputetin Gertjan Deda të PSD me kryetar sekserin e tij “non grata”
Ditën e shtunë, krye socialisti Edi Rama hapi fushatën elektorale në Bashkinë e Kamzës, ku kandidatin e tij Rakip Suli e quajti publikisht “Gomar”, ndaj dhe ne sot e në vazhdim, do ta pagëzojmë me këtë epitet që i vendosi vetë Babloku.
Në takim, Edi Rama bëri këtë thirrje: - Votoni “gomarin” tonë, jo “non grata”-t, sepse ne nuk kemi asnjë lidhje me ata, mbasi janë e shkuara që na pengon e do të na kthejë mbrapa, ndaj i ka ndëshkuar dhe Amerika.
Mirëpo në qëndrimin e tij ndaj “non grata”-ve, Edi Rama është me dy fytyra edhe përballë SHBA-ve, mbasi partinë e “non grata” Tomë Doshit e ka aleat dhe deputetët e tij janë aktivizuar në fushatë elektorale për PS-në.
P.sh, pjesë e shtabit elektoral të “gomarit” Rakip Suli të Kamzës, është dhe deputeti i partisë Social Demokrate, Gertjan Deda, sepse vazhdon të jetë anëtar kryesie i PS në Kamzë, ndërsa deri në muajin maj 2021 ka qenë kryetar i PS të kësaj bashkie dhe Drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në vartësi të Rakip Sulit.
Cili duhet besuar: Edi Rama që thotë mos votoni “non grata”-n e Foltores, apo Edi Rama që bashkë me deputetin e “non grata” Tomë Doshit, po mbledh vota për “gomarin” e PS në Kamzë?/Pamfleti

Lini një Përgjigje