
Në Kosovë u arrestua Drejtori e Korporatës Energjetike; Ergys Verdho i KESH-it në Shqipëri, me 1 miliardë Euro vjedhje nuk preket, sepse në Kosovë nuk ka kryeministër si Babloku e ministre Energjie si Belinda, por as prokurori speciale si SPAK-u ynë, që ka frikë të marrë në pyetje edhe një drejtor hajdut të hazdisur
Vetëm me 2 denoncime në media dhe 1 raport të Zyrës së Auditimit të Përgjithshëm, prokuroria speciale e Kosovës, arrestoi Drejtorin e Korporatës Energjetike, Nagip Krasniqi, dhe i bastisi zyrën e 2 banesat në Prishtinë, me akuzat për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim ndikimi në fondet publike e konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës”.
Po bëjmë një krahasim rastesh të njëjta anti-korrupsion, mes zbatimit të ligjit e detyrës nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dhe Prokuroria Speciale e Shqipërisë SPAK.
Sipas informacionit, Drejtori i Koorporatës Energjetike në Kosovë, u arrestua vetëm 1 me indicie nga mediat dhe zbulimin e fakteve nga auditi i shtetit, për vlera financiare deri 200 mijë Euro.
Ndërsa Drejtori i KESH të Shqipërisë, Ergys Verdho, nuk po preket nga SPAK, megjithëse vetëm “Pamfleti”, gjatë 2 viteve të drejtorllëkut të tij, ka publikuar mbi 30 prova shkresore për vjedhje me tenderë në vlerë totale 37 milionë Euro, ndërsa KLSH ka zbuluar 580 milionë Euro vjedhje me tenderë, fshehje prodhimi, ankande e shit-blerje energjie.
Gjithashtu, në SPAK po mbahen pezull 3 kallëzime penale, për aferat korruptive dhe vjedhjet që ka firmosur Drejtori i KESH, Ergys Verdho, si dhe 2 kallëzime penale për 378 milionë Euro korrupsion, kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve deri në muajin maj 2019.
Në total, ky drejtor ka firmosur mbi 1 miliardë Euro vjedhje në tenderë energjie e rrugësh, por SPAK nuk e arreston, duke e lënë të bëjë batërdinë në KESH, ku nuk po ndalen pazaret korruptive.
Është provuar me shkresa zyrtare e audite të Ministrisë së Financave, se çdo urdhër, vendim dhe firmosje e drejtorit Ergys Verdho, ka objekt vjedhje miliona Euro, me mos deklarim prodhimi faktik në HEC-e, me tenderë fiktivë dhe shit-blerje energjie elektrike në Bursë.
Madje vjedhja po bëhet hapur edhe me vlerë 90 mijë Euro në ditë, që KESH i paguan pa prodhuar fare energji, 2 anijeve TEC-e nga Bangladeshi që Babloku e Belinda, i kanë sjellë dhe po i mbajnë prej 5 muajsh si “instalacion” hajdutërie në bregdetin e Vlorës.
Këto dy raste, tregojnë dallimin mes Prokurorisë Speciale të Kosovës, që prangosi kreun e Energjisë për 200 mijë Euro abuzime siç thuhet; dhe SPAK-ut tonë të famshëm, që nuk po e ndalon dot Drejtorin e KESH, Ergys Verdho, i cili ka zhdukur 1 miliardë Euro nga buxheti shtetit.
Sepse siç dihet, në Kosovë nuk ka kryeministër si Babloku e ministre Energjie si Belinda, por nuk ka as prokurori speciale si SPAK-u ynë, që ka frikë të marrë në pyetje edhe një drejtor hajdut të hazdisur./Pamfleti
Lini një Përgjigje