
Pas zbulimit të skandalit, dyshimet se Edi Rama ka qenë përcjellës i informacioneve të klasifikuara në “adresa të zeza” brenda e jashtë Shqipërisë, janë përforcuar nga fakti, se grupe mafioze e eksponentë të botës së errët të krimit që ka skeduar SHBA në rajonin tonë, në disa aksione të rëndësishme, kanë qenë një hap para veprimit të FBI, DEA, EUROPOL...
DASH dhe agjencitë partnere amerikane të sigurisë e luftës kundër krimit të organizuar që mbikëqyrin Shqipërinë e Rajonin, i kanë dhënë një goditje të fortë e të heshtur Edi Ramës.
Megjithëse është kryeministër i një vendi të NATO, amerikanët kanë kufizuar dhënien e informacioneve të klasifikuara, duke hequr nga skeda e informimit të tij, të dhënat “Top sekret” që kanë lidhje me aktivitetin special të FBI, CIA, DEA etj.
Shkak është dyshimi, se kryeministri Edi Rama, në bashkëveprim me ish-shefin e kundër-zbulimit të FBI, Charles McGonigal, ka cënuar besueshmërinë dhe sigurinë e konfidencialitetit, për informacionet që i janë dërguar, ose që i ka marrë në rrugë të ndërmjetme nga n/strukturat.
Deri tani, FBI ka informuar DASH e NATO, se Charles Mcgonigal dhe Edi Rama, gjatë 6 viteve miqësi mes tyre, kanë bërë pjesë të informacioneve sekrete zyrtare, dy biznesmenët Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur në biznese e aktivitete kompromentuese me grupet mafioze në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Azerbajxhan dhe me oligarkët rusë e kinezë.
Edhe ish-dashura e McGonigal, ka deklaruar para drejtuesve të FBI e hetuesve federalë amerikanë, se Charles Mc Gonigal i ka përcjellë shpesh Edi Ramës, informacione konfidenciale të pa autorizuara nga FBI, të cilat i ka marrë nga agjencia ku ishte shef, ose nga burimet e raportuara prej strukturave të tjera amerikane në vendet e BE, Shqipëri e Rajon.
Pas zbulimit të skandalit, dyshimet se Edi Rama ka qenë përcjellës i informacioneve të klasifikuara në “adresa të zeza” brenda e jashtë Shqipërisë, janë përforcuar nga fakti, se grupe mafioze e eksponentë të botës së errët të krimit që ka skeduar SHBA në rajonin tonë, në disa aksione të rëndësishme, kanë qenë një hap para veprimit të FBI, DEA, EUROPOL.
Amerikanët nuk e kanë shkëputur bashkëpunimin me kryeministrin, por 6 muaj para arrestimit të Charles McGonigal, kanë seleksionuar gradualisht, informacionin e klasifikuar që i dërgojnë si kryeministër, dhe njëherazi kanë marrë me rezervë informacionet e dërguara nga Edi Rama.
Kufizimi i informacionit nga DASH, FBI e agjencitë partnere amerikane të sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, filloi në muajin korrik 2022, kohë kur FBI dorëzoi dosjen me hetimet për Charles McGonigal.
Që atëherë, korrespondenca speciale, filloi me Drejtorin e Policisë, Gledis Nano dhe shefin e SHISH, Helidon Bendo që ishte në SHBA, të cilët nuk është rastësi, që Edi Rama i shkarkoi në një ditë, duke i zëvendësuar me Rrumbullakun e Saliut dhe Këshilltarin e tij, Oljan Kanushi.
Kujtojmë që për shkarkimin e Gledis Nanos, reagoi DASH nëpërmjet ambasadores Yuri Kim; e cila e konsideroi shkarkimin një gabim të kryeministrit Rama, ndërsa Gledis Nanon e quajti bashkëpunëtor korrekt e të vlefshëm të SHBA, në luftën kundër krimit të organizuar.
Tani, edhe SHISH-it e policisë së Shtetit, informacionet “Top sekret”, SHBA ia dërgon me “një burim të mbyllur”; që do të thotë, se po u shpërndanë në burime të tjera të pa autorizuara prej tyre, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe krye-spiuni Oljan Kanushi, do të përgjigjen para drejtësisë amerikane për cenim bashkëpunimi./Pamfleti
Lini një Përgjigje