Gjurmët e para, po tregojnë se këto 8 numra llogarie, janë dhe shërbejnë si “kanale të zeza” për thithjen, legalizimin, qarkullimin dhe ri-qarkullimin e milionave të drogës, por edhe si “lavatriçe” pastrimi të tyre e të milionave të korrupsionit të qeveritarëve dhe ish-qeveritarëve, me të cilët Bashkim Ulaj e Erzen Breçani kanë lidhje të forta...
Për grupin “Mata- Breçani- Gërmizi- Gjoni” që merrej me trafik droge, me kulla, polici private, resorte, HEC-e e plan-porositje për eleminime rivalësh, SPAK ka 3 variante të dosjes:
- Varianti fillestar bazë, është dosja me përgjimet bruto që kanë dërguar partnerët, ku janë 137 shqiptarë, mes tyre politikanë e drejtues policie, drejtësie e oligarkë.
- Varanti i dytë, është dosja me personazhet, që SPAK i ka seleksionuar, por po i mban në sirtar për arsye që i dinë shefat, pa ia dhënë akoma BKH-ës për të ndjekur indiciet e faktet.
- Varianti i tretë është dosja neto për grupin “Mata- Breçani- Gërmizi- Gjoni”, që i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme dhe po i serviret pjesë-pjesë medias.
Por dhe në dosjen hetimore të këtij grupi, ka indicie në nivel provash, të cilat drejtuesi i çështjes dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, nuk i ka bërë publike, por kanë ngarkuar oficerët e BKH për t’i gjurmuar e vërtetuar, deri në çfarë mase e lidhjesh janë ndërthurur me persona të tjerë.
Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, thuhet se në procedurën paraprake të hetimit ekonomik të anëtarëve të këtij grupi, SPAK ka konstatuar se Erzen Breçani dhe Bashkim Ulaj kanë 8 llogari të përbashkëta bankare në 3 banka, pa lidhje transaksionesh me bizneset e tyre.
Oficerët e BKH, kanë filluar të skanojnë aktivitetin e këtyre llogarive, për depozitime, transaksione, transferta, fonde investimesh, bono e obligacione, që dy tropojanët Bashkim Ulaj e Erzen Breçani kanë kryer brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Deri tani, është konstatuar se ka dërgesa nga jashtë Shqipërisë, por edhe shuma të mëdha të qarkulluara brenda Shqipërisë, nëpërmjet veprimeve me individë e kompani që nuk kanë objekt lidhjet me bizneset e tyre “mëmë” si “Gener 2”, policia private “Breçani” apo firmat “bija”.
Gjurmët e para, po tregojnë se këto 8 numra llogarie, janë dhe shërbejnë si “kanale të zeza” për thithjen, legalizimin, qarkullimin dhe ri-qarkullimin e milionave të drogës, por edhe si “lavatriçe” pastrimi të tyre e të milionave të korrupsionit të qeveritarëve dhe ish-qeveritarëve, me të cilët Bashkim Ulaj e Erzen Breçani kanë lidhje të forta.
Ndër indiciet për hetim, është dhe gjysmë-prova për depon misterioze “Nr.2” te kulla “ABA Business Center” e oligarkut Bashkim Ulaj, të cilën e administron në konfidencialitet hermetik, vetëm Erzen Breçani si shef sigurie i kësaj kulle prej shumë vitesh.
Besojmë, se BKH, këtë herë edhe nën mbikëqyrjen e agjentëve të FBI, që janë atashuar pranë kësaj strukture e SPAK-ut; do zbulojnë, se për çfarë “punësh e mallrash” është përdorur depoja hermetike e misterioze “Nr.2” te kulla “ABA Business Center”. nga Ulaj-Breçani.
Deri tani, dihet që te ajo kullë ka zyrën Sali Berisha; si dhe thuhet se prej 1 viti, aty fshihet trafikanti Trifon Murataj i “Bana King” mik i Bashkim Ulajt, për të cilin, në dhjetor 2018, deputeti malazez Nebojša Medojević, bëri këtë deklaratë në parlament:
- Qeveria e Malit të Zi, i ka dhënë tokë e leje për resort në Kolashin, mafiozit Bashkim Ulaj. Ky Bashkim Ulaj, është një ndër personat e mafies shqiptare, që është marrë me pastrimin e parave dhe me trafikimin e lëndëve narkotike. Por juve nuk u intereson se nga vijnë paratë që investohen, siç është ky investitori në Kolashin, Bashkim Ulaj, që më mirë njeh biznesin e “të bardhës”./Pamfleti
Lini një Përgjigje