TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Qershor 2025, 11:12

6 muaj para largimit, Altin Dumani përballë listës së ndaluar: dosjet që SPAK nuk i prek

Shkruar nga Pamfleti

Oligarkë, ministra, trafikantë dhe vetë njerëzit e zyrës së Ramës figurojnë në kallëzime të hapura, por SPAK i mban në sirtar. A do të guxojë Dumani të thyejë rrethin e të paprekshmëve, apo do të largohet si garant i selektivitetit politik?

6 muaj para largimit, Altin Dumani përballë listës së
Altin Dumani /

Në dhjetor 2025 përfundon mandati i Altin Dumanit si drejtues i SPAK. Ai do të rikthehet si prokuror i thjeshtë ose, në rast se pasardhësi e konsideron të dobishëm, mund të emërohet shef sektori. Por ajo që po ndodh pas kuintave është edhe më domethënëse: Edi Rama ka nisur lëvizjet për të vendosur në krye të SPAK një kukull politike, siç tentoi edhe më parë me Edvin Kondilin, kandidaturë që u dogj nga SHBA.

Në bilancin e tij si drejtues i SPAK, Altin Dumani ka disa goditje në nivele të larta, por me hije të forta dyshimi se këto janë bërë me porosi nga Edi Rama, ndërsa shumë të tjerë, të lidhur me të në biznese të pista dhe dosje të rënda, nuk janë prekur asnjëherë.

Janë 6 muaj që i kanë mbetur në detyrë dhe në zyrën e tij ndodhen dhjetëra dosje penale të regjistruara, kallëzime të bëra publikisht ose nga agjenci ndërkombëtare, të cilat Dumani i ka futur në hetim vetëm në letër, por nuk ka guxuar të prekë autorët realë të krimeve.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Pamfleti”, publikohen më poshtë shumë emra funksionarësh të lartë, oligarkë dhe trafikantë, të gjithë të kallëzuar në SPAK dhe me dosje të hapura, por që kanë mbetur të paprekshëm:

-Edi Rama, kryeministri që i ka parë të futen në burg 73 ministra, zv.ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë, por që vetë nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur. Kur SPAK tentoi të kërkonte telefonin e tij, Dumani u tërhoq pasi u kërcënua politikisht.
-Olsi Rama, i kallëzuar për lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës “Xibraka” dhe i përfshirë në mashtrimet e skemës “Call Center” me Amant Josifin. Dumani dhe vartësit e nxorën “të pastër”.
-Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, përfshirë në aferat e landfilleve dhe grabitjen e 600 hektarëve në bregdetin e Vlorës, në bashkëpunim me trafikantin e dënuar Artur Shehu.
-Shkëlzen Berisha, i lidhur drejtpërdrejt me aferën kriminale “Gërdeci”, që shkaktoi 26 viktima dhe mbi 1 miliard euro dëme. Dumani nuk ka guxuar ta procedojë penalisht.
-Ogerta Manastirliu, e përfshirë në tre koncesione famëkeqe: pajisjet kirurgjikale, laboratorët dhe Check-Up-in. Asnjë masë penale ndaj saj.
-Geraldina Prodani, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, e kallëzuar për të njëjtat afera me Manastirliun, por ende e paprekur.
-Frida Krifca, me 3 kallëzime të drejtpërdrejta nga OLAF, EUROJUST dhe qeveria gjermane për abuzim me 138 milionë euro fonde IPARD për bujqësinë – por jo vetëm që nuk është marrë e pandehur, por u emërua edhe këshilltare në Kryeministri.
-Janis Karathano, koncesionar i laboratorëve, i përfshirë në korrupsion, kontrabandë ilaçesh dhe pastrim parash – por nuk është marrë as në pyetje.
-Tomë Doshi, me dosje penale në SPAK për krime zgjedhore, pastrim parash dhe korrupsion, si dhe me një kallëzim zyrtar të dërguar nga drejtësia australiane. Por ende i lirë dhe i paprekur.
-Imer Lala, figurë qendrore në “Dosjen 184” për manipulime zgjedhore në Dibër, i përfshirë edhe në trafik droge dhe organizim vrasjesh, dosja e tij mbetet në sirtar.
-, pjesë e aferave të rrugëve dhe koncesioneve me çiftin Meta–Kryemadhi. Ilir Meta është arrestuar, Monika është e pandehur, por Haxhinasto është bërë deputet.

Po ashtu, me dosje në SPAK janë:

Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Lul Morina, Trifon Murataj (Bana King), Arben Muçobega (kullat në Vlorë e Sarandë), Andrea Çaushi (Kalaja e Lëkurësit) dhe Eral Myftaraj (Elbasan) – të gjithë të kallëzuar për pastrim parash dhe lidhje me krimin, por askush nuk është thirrur, ndaluar apo marrë i pandehur.

Ndërkohë, të paprekshëm mbeten:

-Dritan Agolli, Drejtor i Fondit të Zhvillimit;
-Mafiozët e përfshirë në Bankers Petroleum;
-Argent Balla, deputet i PS-së, i dalë në dosjen “Troplini”;
-Agron Xhafaj, i cili nuk i është sekuestruar ende asnjë pasuri e përfituar nga trafiku.
Pyetja tashmë është e qartë: A do të guxojë Altin Dumani, në 6 muajt e fundit si drejtues i SPAK, të prekë ndonjërin nga këta? Apo do të largohet me një bilanc të përgjysmuar, ku goditjet janë selektive dhe të paqëndrueshme përballë historisë?

Përgjigjen e vërtetë e jep lista e të paprekshmëve./Pamfleti

altin dumani dosje spak lista që nuk preken

Lini një Përgjigje