Kemi një shprehje: nuk ka dezinfektues më të mirë se drita e diellit. Dhe që ajo dritë të vijë nga qytetarët, nga gjyqësori, nga prokurorët dhe institucionet anti-korrupsion, tek përkushtimi për të krijuar një bashkësi llogaridhënieje...
Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, zonja Erin McKee, u ka dërguar një mesazh të fortë shqiptarëve. Ajo zhvilloi një vizitë në vendin tonë dhe e ka bërë të qartë se korrupsioni vijon të jetë problem për amerikanët.
McKee ka kërkuar nga media, qytetarët dhe gjithë shoqëri që të denoncojnë korrupsionin. Ajo është shprehur se nuk mund të presin nga qeveria të luftojë korrupsionin, por ta refuzojnë atë.
“Më vjen mirë që pyetët sepse përmendët qeverinë dhe institucionet e tjera, çka është një pjesë e luftës kundër korrupsionit, por duhet edhe që qytetarët ta zmbrapsin korrupsionin, të jenë në gjendje të hedhin dritë mbi praktikat korruptive. Duhet gazetari e pavarur për t’u siguruar që historitë e korrupsionit të tregohen dhe dëgjohen. Kemi një shprehje: nuk ka dezinfektues më të mirë se drita e diellit. Dhe që ajo dritë të vijë nga qytetarët, nga gjyqësori, nga prokurorët dhe institucionet anti-korrupsion, tek përkushtimi për të krijuar një bashkësi llogaridhënieje – kjo çon në demokraci të fortë. Puna jonë është zhvilluar në këtë hapësirë, për të ndihmuar njerëzit të gjejnë zërin e tyre dhe të çrrënjosin korrupsionin. Nuk mund të jetë vetëm qeveria që çrrënjos korrupsionin. Qytetarët duhet të vazhdojnë të kërkojnë t’i jepet fund praktikave korruptive”, tha ajo për VOA.
Intervista
-Zonja McKee, shumë faleminderit për mundësinë e kësaj interviste. Së pari do të doja të dija, cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri?
Së pari, faleminderit për ftesën sot. Jam këtu për të ritheksuar dhe festuar parteritetin e qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, agjencisë time, USAID-it, në veçanti, si dhe popullit dhe qeverisë së Shqipërisë. Ne festuam vetëm vitin e shkuar, 30 vite bashkëpunim dhe unë po vërej ecjen përpara dhe produktin e këtij bashkëpunimi gjatë udhëtimit tim këtu.
-Çfarë projektesh të tjera po mbështet USAID në Shqipëri?
Më vjen shumë mirë për këtë pyetje. Ne po punojmë krah popullit shqiptar, partnerëve tanë në qeverinë shqiptare dhe të gjithë sektorëve të shoqërisë për të forcuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Ne e dimë që një e ardhme në BE është jetike për Shqipërinë, për të zhbllokuar potencialin e saj të plotë për të bërë realitet qëllimet demokratike që i ka vënë vetes, për të parë mundësitë dhe diversifikimin e tregut.
Kështu, programet dhe projektet tona në 30 vitet e fundit e kanë mbështetur atë përpjekje. Do t'ju jap një shembull. Sot në mëngjes pata privilegjin të hapim së bashku me Ministren e Shëndetësisë, shoqërinë civile, partnerin tonë UNDP, si dhe shumë organizata të shoqërisë civile, një qendër komunitare. Kjo do të thotë të ofrosh shërbime të integruara për anëtarët më të cënueshëm të Shqipërisë, popullsinë që ka nevojë për vëmendje të veçantë, në mënyrë që ata të mund të jenë pjesë e së ardhmes së Shqipërisë në BE, që zëri i tyre të dëgjohet dhe të jenë pjesëmarrës më të drejta të plota në demokraci dhe ekonomi, që Shqipëria të mund të ofrojë jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe pjesën tjetër të Evropës.
-Shtetet e Bashkuara janë një përkrahëse e fortë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Konkretisht, USAID-i si po e mbështet këtë proces?
Zonja McKee: Përveç qendrës komunitare që përmenda, është të sigurohemi që asnjë shqiptar të mos mbetet pas. Ne kemi punuar me konkurrueshmërinë për t'u siguruar që ekonomia e Shqipërisë, teksa hyn në BE dhe konkuron në tregun e BE-së, të jetë e fortë dhe e larmishme. Dhe nga ajo që kam parë, ka shumë për të ofruar. Ne kemi punuar gjithashtu, natyrisht, për sundimin e ligjit dhe për të bërë të mundur të thyejmë ciklin e korrupsionit që dëmton demokracitë në të gjithë Europën, sinqerisht, çdo vend, sepse asgjë nuk e gërryen një të ardhme demokratike më shumë sesa sesa gërryerja e besimit që njerëzit kanë te qeveritë e tyre dhe në shoqërinë e tyre. Ndaj, përqendrimi tek sundimi i ligjit, demokracia, konkurenca ekonomike, energjia dhe sigurinë e infrastrukturës kritike janë të gjitha kërkesa si për anëtarësimin në BE, ashtu edhe për një të ardhme të fortë, të qëndrueshme dhe demokratike. Prandaj, programet dhe projektet tona janë përqendruara në ato përpjekje.
-Ju përmendët pak më parë dhe çështjen e korrupsionin. Cilat janë projektet apo planet e Agjencisë tuaj për të mbështetur Shqipërinë në adresimin e këtij fenomeni, për të promovuar transparencën në qeveri dhe institucione të tjera?
Më vjen mirë që pyetët sepse përmendët qeverinë dhe institucionet e tjera, çka është një pjesë e luftës kundër korrupsionit, por duhet edhe që qytetarët ta zmbrapsin korrupsionin, të jenë në gjendje të hedhin dritë mbi praktikat korruptive. Duhet gazetari e pavarur për t’u siguruar që historitë e korrupsionit të tregohen dhe dëgjohen. Kemi një shprehje: nuk ka dezinfektues më të mirë se drita e diellit. Dhe që ajo dritë të vijë nga qytetarët, nga gjyqësori, nga prokurorët dhe institucionet anti-korrupsion, tek përkushtimi për të krijuar një bashkësi llogaridhënieje – kjo çon në demokraci të fortë. Puna jonë është zhvilluar në këtë hapësirë, për të ndihmuar njerëzit të gjejnë zërin e tyre dhe të çrrënjosin korrupsionin. Nuk mund të jetë vetëm qeveria që çrrënjos korrupsionin. Qytetarët duhet të vazhdojnë të kërkojnë t’i jepet fund praktikave korruptive.
-Ndërsa i hedhim një vështrim zhvillimeve në rajon por dhe globalisht, duke përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe tani Izrael-Gaza, si e shihni rolin e USAID-it në Ballkanin Perëndimor?
Në Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi, në fakt do t’i kërkoja Shqipërisë që të na ndihmojë. Ju jeni shumë të përqëndruar dhe shpresoj po përshpejtoni udhëtimin tuaj drejt anëtarësimit në BE. Do të doja t’i ktheja sytë nga partneriteti ynë në të ardhmen e afërt, si model që mund ta ndjekin edhe vendet e tjera të Ballkanit. Siç e thashë, kemi punuar për konkurueshmërinë ekonomike, sundimin e ligjit, për t’u siguruar që popujt e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë rast populli shqiptar të ketë një interes në atë të ardhme. Dhe me suksesin tuaj, mund t’i demonstroni fqinjëve, popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku kemi gjithashtu programe, se jo vetëm është e mundur por edhe rrugën që duhet ndjekur; ja ç’mësuam dhe ja se ç’mund të bëjmë bashkë për ta arritur atë të ardhme.
Lini një Përgjigje