TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2024, 10:45

Zvarritja e anëtarësimit në BE, Gonzato ‘shuplakë’ qeverisë Rama: Nëse doni Brukselin, përmbushni standartet!

Shkruar nga Pamfleti
Zvarritja e anëtarësimit në BE, Gonzato
Silvio Gonzato

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë ne konferencën rajonale “Bakomics”. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është i gjatë dhe teknik.

“Hendeku mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor nuk do të tejkalohet, na duhet të nxisim konvergjencën social-ekonomike. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe teknik, mbështetet në proces të gjatë dhe kërkon punë për të arritur standardet. Këto përfitime janë të vështira për t’u përballuar nga vendet që bashkohen me BE. Për të pasur qasje në elementë të tregut të përbashkët duhet të kryhen disa reforma dhe të vendosësh disa standarde, pjesa tjetër janë stimujt, injektimi dhe futja masive e ndihmave", u shpreh Gonazato.

Ai u shpreh se Shqipëria është një treg i izoluar, por theksoi se nëse bëhet pjesë e atij rajonal do të ishte një stimul i mirë për vendin.

"E kemi kthyer këtë bashkëpunim në miqësi. Plani i BE flet për rritjen dhe reformën, është ofertë e pashembullt. BE ka një gjurmë të madhe në Shqipëri, është donator i madh.

Ishte një mënyrë për t’iu përgjigjur një tjetër çështje, procesi i anëtarësimit është i gjatë, proces teknik dhe kërkon punë për të arritur standardet për tu bërë pjesë e grupit.

Mund të jetë edhe dekurajuese. Logjika këtu është për të ofruar disa prej përfitimeve të anëtarësimit, përpara anëtarësimit zyrtar. Mënyra se si bëhet kjo është duke u dhënë vendeve të rajonit akses në disa aspekte të tregut të përbashkët. Por duhet të kryesh një sërë reformash për të pasur akses. Aspekti tjetër, është stimuli ekonomik për ta bërë një gjë të tillë. Ky është injektimi, 2 miliard grante dhe 4 mln hua që është një paketë në interes edhe për Shqipërinë.

Ky plan është publik, i disponueshëm për konsultim publik dhe shoqërohet me hapa konkret. Kur secili prej hapa përmbushet ka një sasi të caktuar parash që lëvrohen në interes të Shqipërisë.

Sa më shumë ecni para drejt BE-së, aq më shumë vende duhet të integrohen me njëri-tjetrin. Nuk ka kuptim jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht. Shqipëria në vetvete është treg i izoluar, dhe jo me shumë interes për investitor. Por nëse është pjesë e një tregu rajonal, dhe nëse je në Tiranë dhe lehtësisht mund të tregtosh e të jesh aktiv përmes rajonit, është stimul i mirë.

Gjithashtu shkon krah përkrah nevojës për të forcuar ndërlidhshmërinë mes të 6 vendeve sepse për momentin, nuk është e mjaftueshme.

Sa i takon mënyrës se si e rrisim integrimin ekonomik të këtyre vendeve me BE kemi identifikuar disa prej fushave, dy të rëndësishme janë zona e përbashkët e pagesave në Europë dhe Shqipëria ka paraqitur kërkesën për të qenë pjesë e që ka përfitime të jashtëzakonshme, jo vetëm për individët për por edhe për bizneset. Nëse transferohet para përmes Shqipërisë dhe Italisë, do të kesh të njëjtat kosto, ose më mirë asnjë kostot. Do të jetë një stimul mjaft i madh. Pjesa tjetër është korsia e gjelbërt, që e nisëm në kohën e COVID, duam ta vazhdojmë dhe ta thellojmë këtë bashkëpunim, por të funksionojnë jo vetëm mes Shqipërisë dhe BE, por edhe Shqipërisë me 5 vendet e Ballkanit. Aktualisht po punojmë për marrëveshjen për pajtueshmërinë dhe pranimin e produkteve industriale”, tha Gonzato.

be silvio gonzato

Lini një Përgjigje