TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2026, 13:08

Zjarri te pallati në Tiranë, gjykata liron 4 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri te pallati në Tiranë, gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër personat e arrestuar në lidhje me zjarrin e rënë në një pallat pranë "Farmacisë 10".

Sipas vendimit të trupit gjykues, Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna janë liruar nga qelia dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

Të dyshuarit do të jenë të detyruar të paraqiten rregullisht pranë autoriteteve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Zjarri shkaktoi alarm në zonë, por fatmirësisht nuk pati viktima. Autoritetet janë duke punuar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të verifikuar nëse ka pasur shkelje që çuan në shpërthimin e flakëve.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, policia ka dyshime të forta se zjarri që përfshiu pallatin në kompleksin “Arlis” në Tiranë, është ndezur nga pakujdesia. Dy të mitur, mendohet se hodhën një letër të ndezur në mesin e disa kartonëve të lënë poshtë pallatit nga një market, qëndrim ky i mbajtur edhe nga pala mbrojtëse në sallë.

Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.

Lini një Përgjigje