TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2025, 08:28

Zjarri te Neurologjia, reagon QSUT: Pa asnjë rrezik për pacientët dhe stafin

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri te Neurologjia, reagon QSUT: Pa asnjë rrezik për pacientët

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka reaguar lidhur me rënien e zjarrit mbrëmjen e djeshme në goditën e Neurologjisë.

Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT u konstatua prani tymi në katin -1. Bëhet me dije se ky ambient përdorej si magazinë ku kishte dyshek e sende të tjera, por jo pajisje spitalore.

Situata u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, në mënyrë që flakët të mos përhapeshin. Nga veprimet paraprake dyshohet për një ngjarje aksidentale, por ekspertiza do të jetë ajo që do të përcaktojë shkakun.

Në reagim thuhet se aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin ndërsa puna vijon pa asnjë pengesë.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt”, shkruan QSUT.

Lini një Përgjigje