TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Gusht 2024, 13:52

Zjarri në Krastë shkrumbon mbi 70 hektar pyje, dyshohet i qëllimshëm

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Krastë shkrumbon mbi 70 hektar pyje, dyshohet i

Zjarri në zonën e Krastës ka shkrumbuar më shumë se 70 hektar pyje me pisha dhe bimësi.

Forcat zjarrfikësve arritën të shuanin ditën e djeshme disa vatra, por gjatë pasdites zjarri është riaktivizuar përsëri. Pas disa orëve ndërhyrje u bë e mundur edhe izolimi i flakëve.

Për të paktën tre ditë në këtë zonë janë mobilizuar forca zjarrfikëse, punonjës të bashkisë së Krujës, nga shërbimi pyjor dhe punonjës të zonave të mbrojtura për të neutralizuar zjarrin.

Sipas shefit zjarrfikës, Altin Shullazi dyshohet se zjarri është i qëllimshëm ndërsa ka theksuar se forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri për çdo rast.

Lini një Përgjigje