
Prej 2 ditësh zjarri në malin e Kakarriqit në Lezhë, po vijon të jetë aktiv. Forcat e zjarrfikëses dhe ekipet e emergjencës civile janë vendosur në zonë dhe po mundohen të vënë nën kontroll flakët pasi aty pranë ka edhe banesa.
Ndërkohë që terreni i vështirë bën edhe që forcat zjarrfikëse të mos depërtojnë deri në fund të të gjithë zonës ku zjarri është ende aktiv.
Në një deklaratë për mediat ka folur edhe nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Elson Frroku i cili tha se situata është nën monitorim dhe objektivi kryesor është ruajtja e banesave.
Ndërkohë, zjarri ka pushtuar qindra hektarë tokë dhe flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi drejt Balldrenit.
Lini një Përgjigje