TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Gusht 2024, 13:36

Qendrat për pritjen e emigrantëve, ambasadori italian: Karabinierët kanë ardhur, do të hapen brenda pak javësh

Shkruar nga Pamfleti
Qendrat për pritjen e emigrantëve, ambasadori italian:
Rama dhe Meloni në Gjadër

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizzio Bucci inspektoi sot dy qendrat ku do të priten emigrantët në Shëngjin.

Ai nuk dha një afat se kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë.

Bucci tha për mediat se puna po avancon dhe gjithçka do jetë gati brenda pak javëve.

“Brenda pak javëve qendra do të fillojë të funksionojë.  Janë punët e fundit për t’u bërë. Siç e keni parë punët kanë ecur shumë mirë. Nëse nesër do të vinit sërish do të shikonit se puna avancon çdo ditë.

Është e vështirë të thuash një datë, bëhet fjalë për pak javë. Qendra do të hyjë në funksionim shpejt. Siç e patë më herët qendra në Shëngjin tashmë është totalisht gati. Por të dyja qendrat do të funksionojnë paralelisht. Në Shëngjin do të bëhen procedurat e para, pastaj këtu është akomodimi.

Nuk mund t’ju jap një datë të saktë, por ju them për pak javë. Siç po e shikoni këtu tashmë kanë ardhur nga Italia Policia e Shtetit, karabinierët, Guardia Di Finanza, personel nga Ministria e Drejtësisë, mjekë dhe infermierë nga Italia. I gjithë personeli që shërben për të funksionuar qendra. Bëhet fjalë për disa qindra persona”, tha ambasadori Bucci.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

Lini një Përgjigje