
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.
Ministria e Mbrojtjes ndërkohë ka njoftuar në lidhje me situatën e zjarreve për 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 33 vatra zjarri nga 39 që janë të raportuara.
Ditën e sotme zjarret vazhdojnë të jenë aktive në zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.
Këto vatra zjarri nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Ndërsa për shuarjen e zjarreve kanë marr pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete dhe helikopteri Cougar.
Lini një Përgjigje