TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2023, 22:27

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan merr përmasa të mëdha, angazhohet edhe ushtria

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan merr përmasa të

Zjarri në fushën e mbetjeve te inceneratori i Elbasanit ka marrë përmasa të mëdha. Pë rkëtë arsye, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se 20 efektivë të FA dhe 5 mjete janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

“Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta”, njofton ministri Peleshi.

Zjarri në fjalë është një skandal. Kjo pasi inceneratori u ngrit të zhdukte mbetjet, ndërkohë që doli një mal i madh me plehra.

 

Lini një Përgjigje