TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2023, 19:41

Publikohet lista e studentëve fitues në Mjekësi, 800 u skualifkuan për shkak të provimit hyrës

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet lista e studentëve fitues në Mjekësi, 800 u

Publikohen listat e fituesve në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Nga 1800 aplikantë në fillim, 800 janë skualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës. Kjo do të thotë se 40% e aplikantëve e fitojnë mjekësinë automatikisht. Vitin e kaluar vetem 10% e aplikantëve fituan.

Më poshtë është paraqitur dhe një grafik, i cili tregon rezultatet e maturantëve duke u bazuar tek nota e tyre e shkollës së mesme si edhe pikët që kanë marrë te provimi hyrës.

Publikohet lista e studentëve fitues në Mjekësi, 800 u

Duke analizuar grafikun, jepet ideja se notat e shkollës së mesme në shumicën e rasteve janë fiktive. Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9.

Lini një Përgjigje