TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2023, 21:41

Rasti “Beleri”, Artan Fuga: Është çështje e jona e brendshme, nuk do ndikojë gjatë në raportet me grekët

Shkruar nga Pamfleti

Rasti “Beleri”, Artan Fuga: Është çështje e

Pedagogu dhe akademiku, Artan Fuga ka komentuar çështjen Beleri. Sipas Fugës, kjo çështje është shumë minore dhe një çështje e brendshme, jo një çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë.  

"Çështja "Beleri" është shumë minore me gjithë intensitetin që ka marrë sot në media. Nuk është një çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje e brendshme që më pas mori dimesion në marrëdhënien midis dy vendeve, por drejtësia do thotë fjalën e vet dhe marrëdhënia mes dy vendeve do vazhdojë.

Shembulli është rënia e zjarreve në Greqi. U dha një ndihmë nga Shqipëria dhe Greqia e pranoi edhe pse fillimisht u duk se do refuzohej. Nuk ndodhi bllokimi sepse aleancat e shteteve dhe interesat e tyre janë të tilla që tejkalojnë çështje të tilla, histori ka shumë raste të tilla", tha ndër të tjera Fuga në "Ora News.

 

Lini një Përgjigje