
Ditën e sotme ka rënë një zjarr i madh në një fushë mbetjesh në inceneratorin e Elbasanit. Zjarri ka shkaktuar debat, pasi së pari inceneratori u bë për të eliminuar mbetjet, ndërkohë që aty ishte një mal i madh me plehra. Së dyti, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm duke shkaktuar shumë ndotje.
Lidhur ke këtë ka reaguar gazetari Klodin Tomori, që shprehet se në 2014 u premtua se do zhdukej ai mal me plehra, por aty qenka akoma.
“Ai mali epik i plehrave që po digjet sot në Elbasan, është i njëjti që ju servir miletit në 2014-ën për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe koncesionin e inceneratorit. Hapini pamjet e kronikave të asaj kohe. Është i njëjti. Po pse nuk ja vutë flakën që atëherë malit ere, dhe i merrnit direkt me thes nga buxheti ato 23 milionë eurot pa u hyre andrallave me incenerator kot. Morët në qafë gjithë ata njerëz nëpër burgje”, shkruan Tomori.
Lini një Përgjigje