TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2024, 12:00

Zjarr në nënstacionin elektrik në Shkodër, një pjesë e qytetit ngelet pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në nënstacionin elektrik në Shkodër, një

Nënstacioni elektrik i Draçinit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Shkaqet e zjarrit, dyshohet nga defekti teknik.

Ndërkohë zjarri ka përfshirë edhe dy nënstacione të tjera duke lënë një pjesë e qytetit pa energji elektrike.

'Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me zjarrfikësit, për të mundësuar shuarjen e zjarreve.Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po heton për të dokumentuar shkaqet e këtyre rasteve.', njofton policia.

 

Lini një Përgjigje