TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2025, 20:00

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, era dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, era dhe terreni

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, e cila e bën të vështirë aksesin në zonë.

Ndërkohë, një zjarr i përmasave të mëdha ra ditën e sotme në kodrat e Karinës në Peqin, në territorin e Peqinit, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale. 

Situata mbetet kritike, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe ushtrisë. Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.

Lini një Përgjigje