Pas shumë orëve është vënë nën kontroll zjarri në afërsi të fshatit Tragjas të Vlorës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte në Tragjas për të parë nga afër situatën.
Ministri deklaroi se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu rrezikun e përhapjes së flakëve në disa banesa dhe sot mund të evidentohen dëmet.
“Fatmirësisht, një front zjarri, që dukej sikur po rrezikonte disa banesa, është parandaluar në kohë rekord nga zjarrfikësit. Skuadrat do vazhdojnë të angazhuara. Nesër në mëngjes do bëhet evidentimi i plotë. Mbetemi vigjilentë”, theksoi ai.
Ju rikujtojmë se banorët e Tragjasit, prej disa kohësh protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit ri. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka hedhur 7 mln euro për të marrë ujin e Tragjasit dhe ta çojë deri në Orikum. Banorët janë përplasur fort me policët. Në protestën e 4 marsit, pati dy orë tensione dhe konflikte të forta.
Protestuesit shprehen se nuk do të lejojnë shtrirjen e tubacioneve për marrjen e ujit në burimin e Izvorit pasi ekonominë familjare e kanë bazuar pikërisht në këtë burim, me të cilin vadisin tokat bujqësore. Së fundmi në zonë po zhvillohet dhe agroturizmi. Sipas tyre, Ministria e Infrastrukturës duhet të investonte për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone dhe jo resortet në anën tjetër të bregut.
Por duket se tani kanë hyrë në lojë bandat.
Lini një Përgjigje