
Flakët që përfshinë një sipërfaqe të madhe në malin e Shpiragut mbrëmjen e djeshme janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Errësira si dhe bimësia e dendur dhe e thatë bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi dhe në ndihmë shkuan 4 zjarrfikëse nga Fieri, Berati, Dimali dhe Kuçova. Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë hedhur ujë nga ajri.
Gjatë gjithë natës është luftuar për të shuar flakët të cilët kanë djegur 40 ha shkurre dhe kullotë. U dogjën rreth 100 pemë frutore si qershi ullinj apo arra.
Në orën 07.30 të mëngjesit të sotëm u bë e mundur fikja përfundimtare e zjarrit.
Lini një Përgjigje