TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2023, 20:21

Ismailaj i rrezikuar nga Meta? Paralajmëron juristi: Bën mirë të ruhet, kreu i PL i ka dërguar “selam” në burg

Shkruar nga Pamfleti
Ismailaj i rrezikuar nga Meta? Paralajmëron juristi: Bën mirë
Meta, Ismailaj dhe juristi Romeo Kara

Atij nuk i ha më barku për Metën dhe Metës për atë. Meta i çoi kallahusë në burg, për çfarë ia çoi...

Juristi që zbuloi skandalin CEZ-DIA i ka bërë thirrje Kastriot Ismailajt që të ruhet nga Ilir Meta. Ismailaj, ish-administratori i kompanisë DIA, doli dje nga qelia, duke kryer dënimin që ju dha 9 vite më parë për aferën e marrëveshjes CEZ-DIA.

Juristi Romeo Kara ishte ai që dokumentoi abuzimet dhe ka bërë një padi në prokurori ndaj Ilir Metës, Sali Berishës dhe disa funksionarëve të tjerë të asaj kohe. Ai ka folur sot në një studio televizive lidhur me lirimin e Ismailajt. Kara ka thënë se i pari që sot duhej të ishte para drejtësisë, është Ilir Meta, pasi e gjithë marrëveshja korruptive u ideua prej tij.

Këta janë hajdutë ordinerë të veshur me kostume shumë të shtrenjtë, me dinjitet shumë të ulët. Turpi i SPAK është që merret me cironkat e Rovena Vodës. Kemi dhe prova, çfarë duan më tepër këta. Po të bëhej Meta me Berishën kurban i drejtësisë nuk do të kishim sot inceneratorë. Krahu tjetër bën inceneratorë, por nuk çuan partinë atje për të bërë presion. Tani çfarë bën SPAK, nëse këta vijnë na kërcasin dhëmbët, po merremi me këta që janë të urtë. Po kalojnë te PS”, u shpreh ai.

I konsideruar dikur si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Ismailaj, sipas juristit është më i rrezikuar tashmë që ka dalë nga burgu dhe duhet të ruhet.

Ai nuk besoj se pi kafe poshtë ballkonit të vetë tani që është liruar. Do ruhet edhe nga Meta. Ai është rrezik për Metën. Ai në burg do ishte më i sigurt. Atij nuk i ha më barku për Metën dhe Metës për atë. Meta i çoi kallahusë në burg, për çfarë ia çoi?”, tha ai në një intervistë.

Nëse Ilir Meta nuk hetohet, Kara është shprehur se do të bëjë kallëzim ndaj SPAK për shpërdorim detyre.

Ky lirim nuk ka më vlerën e një suksesi që u arrit nga drejtësia. Por ka këtë që këta s’e kanë ndërmend të merren me Metën. Ai është në krye të kësaj afere. Së shpejti do bëjë kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre të SPAK. Nëse këta s’e bëjnë këtë punë do të merrem unë. Këta janë peng një pjesë e tyre kanë lidhje me Metën një pjesë e tyre bëjnë akoma me gisht”, tha ai në 'Report Tv'.

Kara ka thënë se akuzat ndaj Ismailajt nuk ishin të plota, pasi ai u akuzua vetëm për pastrim parash dhe vjedhje, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë për korrupsion qoftë ndaj tij, qoftë ndaj tyre që ishin pas tij.

meta selam burg kastriot ismailaj

Lini një Përgjigje