TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2023, 14:17

Përmbytjet katastrofike në Greqi, flet shqiptari në Larisa: Lumi ka dalë nga shtrati

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet katastrofike në Greqi, flet shqiptari në Larisa: Lumi

Situata në Greqi sa vjen po bëhet edhe më kritike. Mediat raportojnë se është rritur numri i viktimave të shkaktuara nga stuhia ‘Daniel’, e cila prej disa ditësh po përshkon vendin, kryesisht në pjesën qendrore të tij. Ndërkohë, shumë persona të tjerë konsiderohen të humbur, por numri i tyre nuk dihet me saktësi.

Një shqiptar i cili jeton në Greqi, Llambro Gjika ka folur lidhur me situatën në Larisa të shtetit fqinj. Ai tha se lumi ka dalë nga shtrati duke e bërë situatën tepër të vështirë. Sipas tij, lumi është ngritur rreth 120 cm nga shtrati.

“Lumi ka dalë nga shtrati dhe po bën dy-tre orë që ka ngelur në të njëjtin nivel, po të shikoni bashkia e qytetit ka vënë nivelet fiks në këto momente jemi 120 cm nga dalja e tij”, tha Gjika.

Gjika shtoi se një nga zonat më problematike vijon të mbetet Kardhica, ku niveli i ujit ka arritur në 3 metra.

Sipas tij njerëzit po qëndrojnë në tarracat e banesave të tyre dhe po presin ndihmën e autoriteteve nga ajri për t’u furnizuar me ushqim ose për t’u evakuuar.

“Zona më e prekur nga përmbytjet është zona e Kardhicës, atje niveli i ujit ka arritur deri në 3 m, duken vetëm çatitë e shtëpive, ndërsa helikopterët shkojnë tek ata njerëz që kanë nevojë, që kanë dalë nëpër tarracat e shtëpive, çojnë ushqime, ndërsa në Larisa qytet bashkia çon thasë me rërë për çdo rast”, tha Gjika.

greqi larisa permbytje

Lini një Përgjigje