TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2023, 12:39

GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të zakonshëm, avokati i familjes Durda: Të zbërthehet roli i Mediut

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të zakonshëm, avokati

Pas vendimit të GJKKO-së, e cila pranoi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediut për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, ka reaguar avokati i familjarëve të viktimave të ‘Gërdecit’.

Dorian Matlia, në një deklaratë për mediat tha se me gjykim të zakonshëm ngjarja zbardhet më mirë. Sipas tij, kjo gjë shkon edhe në favor të familjarëve të viktimave. Në lidhje me gjykimin e përditshëm, avokati u shpreh se do të bëhet një kërkesë e tillë, por është e pamundur të ndodhë, ndërsa tanimë procesi do të zgjasë.

Sipas tij lëvizja e Mediut ditën e sotme duke kërkuar seancë maratonë, ishte pikërisht për të justifikuar kërkesën për gjykim të zakonshëm. Ai tha gjithashtu se duhet të zbërthehet roli kyç i ish-ministrit. 

“Gjykata e pranoi të drejtë kërkesën për gjykim të zakonshëm. Kjo shkon edhe në favor në familjarëve.

Pasi me gjykim të zakonshëm, zbardhet më mirë ngjarja. Procesi do të zgjasë shumë, nuk e di se me çfarë ritmesh do të punojë gjykata.

Fjalën e parë e ka prokurori, i cili do të sjellë listën e provave në seancën e ardhshme, më pas listën do ta sjellë edhe i pandehuri dhe më pas ne do të shohim.

Lëvizja e sotme e Mediut, ishte për të justifikuar kërkesën për gjykim të zakonshëm. Disa persona të listës ka qenë pjesë e procesit, disa të tjerë jo.

Unë besoj se do të ketë një proces të drejtë. Hera e parë që kjo çështje po merr një ngjyresë juridike. Ne vazhdojmë të jemi me bindjen që aty ka disa fakte penale që jo të gjitha i përshtatet shpërdorimit të detyrës.

Nuk më takon të jap koment për këtë gjë, por e drejta ligjore përdoret për çdo instrument. Të gjithë personat e akuzuar kanë qenë jo të fajshëm. Por duhet të zbërthehet roli kyç i ish-ministrit. Ne jemi dakord me një gjykim të zakonshëm për ish-ministrin. Të tjera detaje nuk dimë se është sekret hetimor” tha Dorian Matlia.

 

mediu gjykata avokati

Lini një Përgjigje