TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2023, 00:30

Veliaj harron fiqtë, përçmon studentët: Ne nuk jemi konviktorë, jemi qytetarë me arsye

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj harron fiqtë, përçmon studentët: Ne nuk jemi

Nuk kanë fund bëmat e Erion Veliajt. Pas marrjes së mandatit të 3 në krye të Bashkisë padyshim Lali Eri nuk pyet për njeri dhe duket se tani të këqijtë e Tiranës janë studentët. Duke harruar që shiste fiq, Veliaj ka përçmuar studentët që rrinë në konvikte.

Në një takim Veliaj ka deklaruar se qytetarët janë ndryshe nga studentët që jetojnë në konvikte për shkak se arsyetojnë.

"Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj.



 

veliaj konvikt

Lini një Përgjigje