
Analisti Artur Zheji, teksa ka komentuar situatën në PD, ka deklaruar se Basha është dëmtuar më së shumti nga Partia Socialiste në Parlament.
Ai tha në “Top Story”, se PS po shfrytëzon situatën në PD për interesat e saj.
“Deklarata e Nikollës dhe Felajt në mbështetje të Lulzim Bashës e dëmton Lulzim Bashën. Publikisht del një socialiste i jep njohje zyrtare, praktikisht e shkatërron atë në bazë, nuk i jep asnjë lloj ndihme reale, është një ndihmë për Foltoren, nuk është një ndihmë fare për Bashën. E para, e dyta është legjitimiteti i çdo partie në pushtet që të bëjë diversion në opozitë, e ka bërë Sali Berisha në opozitë sa i ka dasht qejfi, ka përçarë Partinë Socialiste, ka fut kryetarin e partisë në burg, pastaj është bërë përsëri dhe jepte ushtarë që shkonin kur kishte lëvizje anti Nano për të bërë manifestime alternative kundër qeverisë. Pra është bërë në mënyrë të përsëritur. Nuk e shoh mëkatin tek Rama këtu, po unë mendoj që ai ka të gjitha instrumentet, dëshirën dhe vullnetin politik të bëjë diversion, është brenda lojës politike, nuk po them përtej”, tha ai.
Lini një Përgjigje