TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 07:22

Zgjedhjet në 5 bashki, në Berat ka probleme me kamerat

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në 5 bashki, në Berat ka probleme me kamerat
Zgjedhjet në 5 bashki

Qendra e votimit 3270 në Berat edhe pse ora ka kaluar, votimi nuk ka filluar ende për shkak të një problemi me kamerat.

Në 5 bashki të vendit mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.

zgjedhjet në 5 bashki berat

Lini një Përgjigje