TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2025, 16:24

Zbuloi lobimet e Bashës dhe Metës, gazetari i “Mother Jones”: Çfarë fshihet pas kontratës 6 mln dollarë të Sali Berishës?

Shkruar nga Pamfleti
Zbuloi lobimet e Bashës dhe Metës, gazetari i “Mother
Daniel Friedman

Kontrata që PD ka firmosur me kompaninë amerikane vijon të bëjë bujë. Mbi këtë kontratë ka reaguar edhe Daniel Friedman, një nga gazetarët e “Mother Jones” revista që zbuloi dy skandale: Atë të lobimit të Lulzim Bashës dhe atë të Ilir Metës.

Ai ka bërë disa postime në “X”, duke bërë lidhjen me kontratën që firmosi Basha.

Një parti e opozitës në Shqipëri, e udhëhequr nga një njeri i cili po mundohet të heqë  nga lista vendimin Non Grata të Departamentit Amerikan të Shtetit, dhënë për përfshirjen e tij në akte korruptive, po paguan 6 milion dollarë një firme, e cila ka punësuar vajzën e Susie Ëiles ish shefe e stafit të Marco Rubios për të lobuar në administratën e Trump

Regjistrimi në FARA thotë se Partia Demokratike e Shqipërisë në mënyrë nominale ka pajtuar një tjetër kompani “Continental PLLC”. Kjo kompani do të punojë në lidhje me çështje ligjore të lidhura me Sali Berishën në SHBA. Unë besoj se  kjo nuk mund të tregohet sipas rregullave të FARA.

Partia Demokratike e Shqipërisë gjithashtu pajtoi një kompani lobimi duke u munduar të kishte akses në admisitratën Trump në 2017. Nuk u shkoi aspak mirë.  Një vlerësim nga inteligjenca amerikane më vonë zbuloi se kjo kompani lobimi ishte paguar në mënyrë sekrete me fonde të Kremlinit si pjesë e një përpjekje të gjerë të Rusisë për të influencuar”, shkruan ai.

PD ka firmosur një kontratë me “Continental Strategy”, synimi kryesor i së cilës është që t’i hiqet “non grata” Berishës. Kontrata është për 2 vite dhe PD do paguajë çdo muaj nga 250 mijë dollarë. Por kjo shumë është më e lartë se thuajse të gjitha kontratat e lobimit që janë firmosur ndër vite nga partitë shqiptare.

Lini një Përgjigje